E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laze projekton tre përforcimet e reja

Presidenti i Elbasanit, Arben Laze, pohoi se ndihet optimist për realizimin e objektivave të sezonit të ri pas zgjedhjes së Mirel Josës në bankinën bardheblu.
Gjatë një interviste të gjatë për "Panorama Sport", Laze pohoi se verdheblutë kanë nënshkruar zyrtarisht me pesë lojtarë, që mbyllën edhe sezonin e kaluar: Karcev, Mengleski, Fjodor Xhafa, Bejzade e Sheta. Objektivat e rinj të 2-herë kampionëve të Shqipërisë janë: Ahmatja, Mehmetaj e Dalipi. Pranë rikthimit është edhe Hetlem Capja.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›