Lazio, betejë në gjyq për Behrami

Lazio do të humbasë Valon Behramin në bazë të nenit 17 të FIFA. Presidenti lacial Klaudio Lotito do të provojë forcën për të ndalur largimin e shqiptarit me pasaportë zvicerane, duke kërcënuar se do ta cojë cështjen në gjykatë.
Gjithsesi, nga Lacio do të largohet Rolando Bianki, ndërsa e gjithë vëmendje e klubit bardhekaltër do të fokusohet te maqedonasi Goran Pandev. Pak ditë më parë edhe për Igli Tare u konfirmua rinovimi edhe për dy sezone të tjera i kontratës.