E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio, Zarate ne qiellin e shtate

21 vjecari i lindur ne Haedo konsiderohet si Messi apo Aguero i ardhshem, ndersa vete ai mendon te shkoje shume larg me bardhekalterit.

6 gola ne 5 ndeshje te Serie A e kane transformuar ne sulmuesin me te suksesshem ne Itali. Behet fjale per argjentinasin Zarate, i cili ka nje pjese te madhe te merites edhe per vendin e pare ne renditje te skuadres se Lazio-s.

21 vjecari i lindur ne Haedo konsiderohet si Messi apo Aguero i ardhshem, ndersa vete ai mendon te shkoje shume larg me bardhekalterit. “Duhet te luftojme per titullin kampion. Nuk jam aspak i cuditur pasi kemi zhvilluar nje faze te dendur pergatitore dhe rezultatet kane ardhur si pasoje e impenjimit te madh. Skuadra fitoi serish dhe jemi ne krye te klasifikimit. Kemi shume force dhe qe ne vere e kuptova se mund te luftonim per titullin”, shprehet Zarate.

Por surprizat per argjentinaisn nuk perfunojne ketu, pasi presidenti Lotito ka bere te ditur se kerkon ta bleje plotesisht kartonin e tij. Ne fund te ketij sezoni ai do t’u jape eurot e nevojshme argjentinasve te Velez. “Zarate eshte ende i ri dhe mund te piqet edhe me shume. Une marr persiper pergjegjesite negative por edhe ato pozitive. Zarate ishte zgjedhja ime. Pasi e pashe ne disa kaseta e mora menjehere. Ai eshte nje kampion i madh”, u shpreh bosi bardhekalter. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›