E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferrari, Domenicali zhdramatizon situaten

"Ne 10-12 vitet e fundit ka pasur gjithmone probleme ne pit stop. Kujtoj ketu problemet me Michael ose Rubens. Prandaj nuk eshte e vertete qe ne te shkuaren nuk kemi bere gabime”, thekson shefi i skuderise nga Maranello.

Dikur Ferrari i fitonte garat fale aftesise se mekanikeve ne momentin e pit stop-eve, por tashme duket se ajo kohe ka perfunduar, madje cdo gje u eshte kthyer kunder punonjesve te kokekuqes. Ne Singapor ishte nje gabim i bokseve, cka beri qe Massa te humbiste jo vetem vendin e pare por edhe garen, pasi ai nuk mori asnje pike.

Per kete problem flet drejtori i skuderise, Stefano Domenicali, i cili kerkon qe situata te mos dramatizohet. “Ne 10-12 vitet e fundit ka pasur gjithmone probleme ne pit stop. Kujtoj ketu problemet me Michael ose Rubens. Prandaj nuk eshte e vertete qe ne te shkuaren nuk kemi bere gabime”, thekson shefi i skuderise nga Maranello.

Me tej, ai ka folur per episodin e dites se djeshme, duke e pranuar se momenti i ndezjes se drites jeshile ishte nje gabim. Pati nje moment tensioni dhe serish nje mekanik perfundoi i shtrire ne toke. Ai eshte ne gjendje te mire, por ishte nje moment i veshtire”, shtoi Domenicali, duke thene se pas ketij gabimi, ne staf nuk do kete asnje ndryshim.

Ne fund te deklarates, drejtori teknik shkeputi edhe nje mendim per garen e radhes qe do zhvillohet ne Fuji te Japonise. “Objektivi qe kemi eshte i qarte. Duhen edhe 3 gara deri ne fund dhe do t’i perballojme me force. Skuadra eshte shume e forte dhe jemi shume te motivuar”, u shpreh Domenicali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›