E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela paralajmëron Hamburgun kryesues

Menjëherë pas fitores së parë në këtë fillim sezoni, futbollistit shqiptar Ervin Skela i është zgjidhur gjuha dhe ka paralajmëruar dje kryesuesin aktual të Bundesligës, Hamburgun, më të cilin do të ndeshet në fund të kësaj jave.

Një gjë e tillë është bërë e njohur nëpërmjet faqeve të gazetës gjermane “Lautsitzer Rundschau”: Hamburgu, Bajerni dhe Shalke kanë lënë pikë në fushën tonë në sezonin e kaluar.

Tani vjen sërish Hamburgu, si i pari i tabelës. Ne s’kemi çfarë të humbim, më e bukur se kaq s’mund të bëhet”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›