Tirana, në fokus katër lojtarë të Partizanit

Tirana, që mbylli sezonin e kaluar pa trofe dhe në vend të gjashtë, të gjithë vëmendjen në merkato e ka fokusuar te lojtarët e Partizanit, nënkampionit të Shqipërisë. Katër lojtarë të kontigjentit të kuq; Gjergji Muzaka, Tefik Osmani, Elis Bakaj e Bledar Devolli, të cilët praktikisht kanë dhe dy vite kontratë me presidentin Albert Xhani.