E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solana, viziton të martën Kosovën

Shefi i Politikës së Jashtme i Bashkimit Evropian, Havier Solana, të martën do të vizitojë Kosovën. Ai do të takohet në Prishtinë, me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi si dhe përfaqësuesin e Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e Ligjit, EULEX.
Siç njofton zyra për informim e Solanës, kjo vizitë do të shërbejë si një mundësi për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit të vendit dhe rajonit, si dhe marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Solana vizitën do ta nisë të hënë në Beograd, e pastaj do të vazhdojë në Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›