Le Pen: Nuk do mbështes as Sarkozi as Hollande
FRANCE- Liderja e Frontit Kombëtar në Francë, Marine Le Pen, e cila u rendit e treta në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka vendosur të mos mbështesë asnjë prej dy kandidatëve në balotazhin e 6 majit.
Gjatë një tubimi të mbajtur sot në Paris, Le Pen deklaroi para mbështetësve të saj se nuk do të përkrahë as presidentin aktual Nikola Sarkozi dhe as kandidatin socialist Fransua Hollande dhe u bëri thirrje atyre që të dëgjojnë ndërgjegjen e tyre.
“Ne jemi shndërruar në qendrën e gravitetit të politikës franceze”- tha Le Pen para mbështetasve të saj. Liderja e ekstremit të djathtë fitoi një rekord votash në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, rreth 17,9 % të tyre duke u renditur e treta pas Hollande dhe Sarkozi.
Sondazhet e fundit të opinionit publik tregojnë se Hollande gëzon një avantazh prej 6-10 pikësh kundrejt Sarkozi.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)