Kiço Mustaqi: Pas rrëzimit të Enverit i dorëzova Ramizit ultimatumin e ushtrisë
TIRANE - Ishte fundi i shkurtit të vitit 1991. Kishte kaluar vetëm një javë nga rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës, kur Ministria e Mbrojtjes kalon në një situatë alarmi. Nuk e duronin më dot atë që po ndodhte në qytetet e Shqipërisë dhe liberalizmin e treguar nga klasa politike që po dorëzonte pushtetin, të cilës deri atë kohë i kishin besuar verbërisht. Për këtë, ata kërkuan takim me ministrin e tyre Kiço Mustaqin, për të mësuar se ç'po ndodhte dhe pse kalonte çdo gjë në amulli. Ata, ndërkohë shprehën një solidaritet në lidhje më mbrojtjen e figurës dhe gatishmërinë që duhej të tregonin për idetë e Enver Hoxhës. Ndërkaq, i kërkuan ministrit Mustaqi që të sillte me urgjencë Ramiz Alinë në takimin me ta. Kiço Mustaqi që nuk e dinte se ishte shkarkuar dhe se këtë urdhër do ta anulonin vartësit e tij duke protestuar para Ramiz Alisë, i komunikon atij kërkesën ultimative të oficerëve, ndërkohë që ai po riformatonte qeverinë. Refuzimit fillestar të Ramizit, Mustaqi iu kundërvu me ligjin e gjendjes së jashtëzakonshme ku kishte kaluar shteti. Këto dhe të tjera, i shpjegon në këtë intervistë të radhës, vetë ish-ministri i asaj kohe i Mbrojtjes së vendit, Kiço Mustaqi, intervistë e cila nga detajet që sjell për lexuesin është ndoshta nga më interesantet e këtij cikli.
Zoti Kiço. Jam në dijeni nga vetë Ramiz Alia, i cili shumë pak kohë para se të ndërronte jetë më ka treguar një detaj tepër interesant nga koha kur ai drejtonte shtetin, ndërkohë që ai po shkërmoqej në këmbët e tij. Ramiz Alia më ka treguar personalisht, për një moment pas rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, që ka bërë një takim në Ministrinë e Mbrojtjes ku kishte vetëm një orë që ju kishte komunikuar shkarkimin tuaj, ndërkohë që, kur u ndesh me ushtarakët e ministrisë është detyruar ta anulojë shkarkimin. Fakt që më ka bërë të mendoj gjatë për atë çka kishit arritur juve para vartësve, por që kishte lënë mbresa edhe te vetë Ramiz Alia, i cili ma tregoi si fakt pa ia kërkuar unë fare, se nuk e dija. Si është dhe si ka ndodhur ajo ngjarje?
Kanë qenë momente të nxehta, madje shumë dramatike. Ishin ditët e shkurtit 1991, kur kishte vetëm pak ditë që ishte rrëzuar monumenti i Enver Hoxhës, ndërkohë që situata e ushtrisë kishte marrë edhe ngarkesën e Shkollës së Bashkuar. Por më e keqja ishte, se reagimi tashmë që kishin kaluar ditë kishte marrë përmasa të mprehta konfliktuale.
Në çfarë kuptimi dhe ku konsistohej?
Ishte koha kur kishin filluar reagimet politike edhe në ushtri. Kjo ishte ndjerë tek-tuk që oficerët po dorëzonin teserat e partisë, gjë që më bëri të shqetësohem shumë. Kjo, për faktin se tashmë kishim një përçarje brenda llojit dhe se përbënte precedentin më të rrezikshëm për një konflikt të mundshëm brenda radhëve të ushtrisë. Pra, ndërkohë që ushtria ishte në konflikt me masën e njerëzve që ishin revoltuar me sistemin komunist, ku për hir të së vërtetës ata ishin një kontingjent i rëndësishëm i kompletimit të ushtrisë, kështu që ishin të armatosur….
Si ishin të armatosur?
Ishin rezervistë që me ligjet e kohës kishin armatimin personal në depot e forcave vullnetare, që e përdornin në rast kushtrimi në kompletimin e ushtrisë. Por, e kam fjalën, se ndërsa këta që tashmë ishin protestues për ndryshime e shikonin ushtrinë si pengesë dhe hynin në konflikt me të kur ishin të armatosur, nga ana tjetër filloi të në lindte një problem, shumë herë më i madh që mund të na çonte në katastrofë dhe ai ishte hyrja e influencave politike brenda reparteve në të cilët u shfaqën shenjat e para. Këto shenja ishin faktet që në to filluan të dorëzonin teserat e Partisë. Fenomen që sa vinte dhe bëhej shumë më i shqetësuar dhe kulmi erdhi kur u informova se në repartin e Zall-Herrit oficerët dhe ushtarët komunistë filluan në masë të dorëzonin teserat e Partisë.
Pra, ju kishit frikë përplasjen brenda llojit, apo jo?
Kjo përplasje mund të çonte në gjakderdhje ku s'ta merr mendja, se këta që dorëzonin teserat ishin përballë barrierës së fuqishme të atyre që nuk donin të ndryshonin, madje krijonin precedentë provokues gati për konflikte të hapura. Por një tjetër situatë ishte në aparatin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku ishin shumë të shqetësuar për atë që kishte ndodhur dhe për rrëzimin e monumentit. Irritimi i tyre për liberalizimin e strukturave të shtetit përballë realitetit të dukshëm ishte ekstrem.
Në këto kushte, mendova të bëja një takim emergjent me ta, prandaj, në njërën nga këto ditë ndërsa erdha në zyrë thërrita Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe urdhërova që i gjithë aparati i Ministrisë së bashku me drejtuesit kryesorë të reparteve kryesore të Tiranës pas një ore të ishin në sallën e mbledhjeve, sepse unë do të bëja një takim me ta.
Kush ishte Shef i Shtabit në atë kohë?
Ka qenë Halim Abazi.
Dhe si vijoi më tej?
Ndërkohë që Shefi i Shtabit të Përgjithshëm do të bënte organizimin e takimit, unë fillova të hidhja në një copë letër disa shënime apo disa pika ku do të mbështetesha për të komunikuar me kuadrot kryesorë të ushtrisë, që ishin kryesisht nga aparati i Ministrisë së Mbrojtjes. Por më e bukura ishte se ndërsa isha duke shkruar, gjatë kësaj kohe më merr në telefon Sekretari i Parë i Skraparit, Elmaz Puto, dhe më thotë:
- Populli i qytetit të Skraparit është mbledhur në qytet për situatën e Rendit që është krijuar në të gjithë vendit. Irritimi dhe ekzaltimi i njerëzve është ekstrem, sa që situata po ndizet përherë e më shumë nga çasti në çast. Unë nuk di se çfarë të them dhe çfarë të komunikoj dhe nuk di se çfarë bëhet.
- Po ç'do nga unë,- i thashë jo pak i çuditur nga sa po dëgjoja.
-Po ja, dua një mendim se s'di çfarë të bëjmë. Ju jeni ministri i Mbrojtjes, por njëkohësisht edhe Anëtar i Byrosë Politike dhe duhet të dini një gjë më shumë, që unë të mos dal jo kompetent në ato që të them, pasi njerëzit kërkojnë fjalën time.
Unë aty për aty iu ktheva:
- O Elmaz. E ç'të të them unë ty. Unë kam hallet e mia me ushtrinë, e cila është jo pak në situatë të vështirë. Pastaj, pse e kërkon nga unë ti këtë ide dhe konsulencë, kur ti ke mundësinë të komunikosh direkt me Ramiz Alinë nga i cili edhe varesh. Kështu merr një orientim shumë më të qartë mbi qëndrimin që do të mbani.
- E kupton mor Elmaz, që ti më kërkon veprime që unë s'mund t'i bëj dot? Veprimet që u akuzua Beqir Balluku, për të cilin u tha se doli mbi partinë. Pastaj, ju keni mundësinë,- i thashë,- të komunikoni edhe me Ramiz Alinë.
Si t'u përgjigj?
- E kërkoj por s'më del gjëkundi more shoku Kiço, - më tha, - s'di ç'të bëj, sepse as shokët e mi, si shoku Gramoz në Tepelenë apo shoku Manxhar në Gjirokastër, nuk munden dot të lidhen me të.
- Po ç'të të them unë më shumë ore shoku Elmaz, - përfundova unë jo pak i habitur dhe i shokuar nga sa dëgjoja drejtuesit politikë të rretheve që kishin humbur kontaktin me liderin politik të shtetit, por fola në mënyrë që të mbyllja telefonin.
Por, pas kësaj, ai më tha se kishte një mendim, që unë të ndërhyja që ata të bënin një takim me Ramiz Alinë duke marrë me vete edhe dy-tre sekretarë të parë të tjerë. Fjalën e kishte për ata të Gjirokastrës, Tepelenës dhe Përmetit.
Çfarë propozimi ishte ky zoti Mustaqi, se po më shokoni dhe mua tashmë?
E ore. Sekretarët e parë të rretheve nuk kontaktonin dot me Ramiz Alinë dhe ata kërkonin ndërhyrjen time, apo më mirë kërkonin që t'i çoja unë te Ramiz Alia. Por ti ke të drejtë që të çuditesh, se kësaj i thonë me të vërtetë të vësh duart në kokë, pasi i lë njerëzit në qorrsokak kur ata janë drejtues politikë në rrethe dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë dhe çfarë të thonë. Pra, ju e kuptoni që funksionimi i shtetit kishte mbaruar fare. Kjo ishte një hata. Prandaj edhe unë kisha kërkuar takim me kuadrot, sepse pas gjithë kësaj fasade ushtria ishte përballë një shpërthimi të papritur, që do ta mbushte vendin me gjak. Pra, duhet të më kuptoni dhe mua për momentet dhe terrorin psikologjik që më kishte pushtuar në momentet që po flas. Të më kuptoni, nuk po flas për frikë, por për orientim politik.
Po ju, çfarë përgjigjeje i dhatë Elmaz Putos?
I thashë që në asnjë mënyrë nuk merrja përsipër t'i çoja unë te Ramiz Alia, por shoqërisht unë merrja rolin e shokut të tyre, meqenëse njiheshim shumë mirë dhe ishim miq të tre. Pra, fjala ishte që të bashkoheshim të gjithë bashkë dhe të shkonim te shoku Ramiz si të interesuar dhe jo unë në rolin e ndërmjetësit. E ç'ta zgjas, se nuk është këtu biseda, por jam duke të treguar se në ç'momente kaloja në atë çast që kisha kërkuar mbledhjen e ushtarakëve për të cilët isha duke u përgatitur në zyrë. Kjo telefonatë shtoi zemëratën time mbi atë çka ndodhte rreth nesh.
Pse shtoi më shumë zemëratën?
Sepse mësova se edhe sekretarët e parë ishin në udhëkryq, ndërsa drejtuesi i shtetit kishte tërhequr komunikimin. Që të mos e zgjas shumë këtë moment, ndërsa kisha hedhur disa shënime në letër më vjen Shefi i Shtabit dhe më raporton se ushtarakët e lartë ishin në sallën e mbledhjeve të ministrisë. Kishin ardhur me urgjencë edhe drejtuesit e reparteve më kryesore të Tiranës. Bëheshin rreth 500 ushtarakë. Nga mënyra e pjesëmarrjes kuptova se kuadrot e ushtrisë e prisnin me padurim atë takim me mua. Dhe nuk u zhgënjeva.
Pse, çfarë ndodhi?
Si më raportuan se ishin gati, u çova nga tavolina e punës dhe u nisa drejt sallës kryesore. Kur hyj brenda, ç'të të them….
(Pauzë, mendohet dhe vë duart në kokë për të rikujtuar i emocionuar atë çast, ndërsa kuptoj se poshtë syzeve janë lotuar paksa sytë. Nuk i flas derisa të kalojë atë moment emocionues…. Shënimi im, F.V.)
Ç'të të them. Sa hyra brenda salla shpërtheu. Ndryshe nga çdo herë tjetër u dha një komandë që çau xhamat e jashtëm të dritareve të sallës. "Çou", "Gatiiiiitu". "Shoku ministër i Mbrojtjes Popullore, Kuadrot Kryesore të Ushtrisë sipas urdhrit tuaj ndodhen gati për takim …. Etj. etj". Pas kësaj u dha komanda "ulu".
Të gjithë si të ishin një trup u ulën në një mënyrë shumë të prerë, ndërkohë që më shikonin në dritë të syrit gati të shpërthenin. Unë u ula në tavolinën qendrore që ishte shumë e madhe, por që këtë herë nuk më shoqëronte askush nga drejtuesit e lartë siç ishin zëvendësit e mi. Kuptova se të gjithë prinin me ankth të jashtëzakonshëm fjalën time. Ishte çdo veprim ndryshe nga çdo veprim tjetër më parë. Një gjë vihej re, se të gjithë kërkonin mbështetjen time në atë kaos që kishte shkuar dhe po shkonte shteti. Të gjithë kërkonin reagim dhe mobilizim. Nuk ambientoheshin dot me situatën e krijuar në vend.
E çfarë bëtë juve?
U ula te vendi im në tavolinën kryesore apo si quhej podium, që ishte përballë ushtarakëve. E ndjeva veten të motivuar t'u qëndroja në krahë këtyre njerëzve të ndershëm që kërkonin mbështetje dhe drejtim kompetent në situatën kur po u rrëshqiste shteti ndër këmbë. Unë pashë një herë dhe s'di pse u ngazëlleva. Vura duart mbi kokë dhe për disa çaste nuk lëviza. Më kanë rrëshqitur lot në faqe. Më duhej të justifikoja besimin e ushtrisë. Por vetëm disa çaste ama, se pas pak e mblodha veten dhe ndërsa u çova në këmbë për të shprehur vendosmëri, fillova: "Ne nuk duhet ta lëshojmë veten. Jemi ushtri e përgatitur dhe të tillë do të ngelemi. Qëllimi ynë është atdheu, kombi, shteti dhe askush tjetër. Prandaj ne jemi krenarë për detyrën që kemi. Kam marrë vesh se në shumë reparte shokët tanë kanë filluar të dorëzojnë teserat e partisë. Por ne nuk duhet ta lejojmë këtë situatë. Jo për faktin se jemi të një partie, por kemi mësuar të duam popullin tonë që nuk e meriton gjakderdhjen. Ju nuk duhet të lejoni të liberalizoni repartet. Tani mësova se një situatë të tillë paskan edhe disa Sekretarë të Parë në disa rrethe, por edhe ata do të mobilizohen dhe nuk do të mund të kalojnë në dëshpërim, se njerëzit tanë dinë të jenë vigjilentë. Prandaj, ju drejtuesit kryesorë duhet të mobilizoheni dhe të lidheni me repartet poshtë në terren dhe të kërkoni gatishmëri dhe vigjilencë për të siguruar atë për të cilën ka investuar populli ynë i shumëvuajtur, që e ka mbajtur ushtrinë e tij me një mijë e një halle dhe një mijë e një sakrifica, prandaj edhe një herë, u thashë, - lidhuni me komandat, me shtabet e tyre, mbani situatën në kontroll. Ruani unitetin, vigjilencën... etj".
Këto dhe të tjera janë pak a shumë ato për të cilat flisja, por që sigurisht nuk janë absolutisht të sakta, se unë po të them pak a shumë nga sa kujtoj dhe nga sa mundem të riprodhoj.
Pati reagim?
E ç'të të them. Ata nuk mbaheshin. Obobo ç'situatë. Nuk më linin të vazhdoja, por çoheshin në këmbë me një duartrokitje dhe brohoritje emocionale që s'kishte burrë t'i ndalonte "Parti-Enver, jemi gati kurdoherë" ishte thirrja e tyre, që më shumë shprehte betim dhe shpërthim se sa duartrokitje rutinë. Ishte një entuziazëm që nuk mbahej. Po çaheshin muret nga fuqia e thirrjeve dhe nga shpërthimi i duartrokitjeve të njëkohshme dhe të zgjatura. Nuk mundem të ta sjell aq me qartësi atë moment, se edhe tani që e kujtoj emocionohem. Por, ndërsa ndërprenë entuziazmin duke më dhënë mundësi, siç bënin në çdo moment pauze, për të folur, mbaj mend që u thashë: Unë tani kam një mbledhje urgjente qeverie ku do të marrë pjesë edhe Ramiz Alia, dhe sigurisht, do të marr udhëzime të reja, të cilat do t'jua sjell menjëherë.
Ju kishit vërtet mbledhje qeverie?
Menjëherë pas atij takimi, të cilin e kisha llogaritur 30-40 minuta sa për të ngritur moralin, ishim njoftuar për mbledhjen e qeverisë ku do të merrte pjesë edhe vetë Ramiz Alia. Por kur ata mësuan se unë pas pak do të takohesha me Ramiz Alinë u ngritën në këmbë dhe në mënyrë të menjëhershme shpërthyen se e donin Ramiz Alinë në sallë. Nuk mund të flitej me ta dhe s'është se ishin ushtarakë të thjeshtë, por ata kishin në dorë drejtimin e reparteve të Shqipërisë. Dhe i shikoja që shpërthyen në kor "Ramiz Alia të vijë këtu; Ramiz Alia këtu; Ramizi të vijë menjëherë, se i takon të ushtrojë funksionet kushtetuese si Komandant i Përgjithshëm dhe të mbajë përgjegjësi jo vetëm para nesh por para kujtdo për këto që kanë ndodhur në vend". Pastaj, si ra pauza e shumëpritur nga unë, u ngrit dikush dhe në emër të të gjithëve më tha:
- "Shoku ministër, duhet t'i komunikoni Ramiz Alisë ultimatumin tonë, të vijë menjëherë para nesh se na ka lënë pa drejtim. Ju e shikoni që unë po flas në emër të të gjithëve.
Pastaj të gjithë shpërthyen: "Këtu"; "Ramiz Alia këtu" …etj. Me këtë entuziazëm dhe këtë shpërthim në ministrinë time nën thirrjet rrëqethëse dhe përbetuese "Parti-Enver, jemi gati kurdoherë", u çova dhe u nisa menjëherë në drejtim të Kryeministrisë, ku hyra menjëherë në sallën e mbledhjeve të qeverisë. Pashë që Ramiz Alia kishte hyrë, ndërkohë që Adil Çarçani ishte disi spostuar nga vendi i tij i kryeministrit. Në atë çast pashë që në mbledhje kishte hyrë edhe Gramoz Ruçi, i cili deri një ditë më parë ishte në Tepelenë si Sekretar i parë.
Kishit biseduar ju?
Po, po, një ditë më parë kur në lidhje me një urdhër të Ramiz Alisë kisha kërkuar mobilizimin e rezervistëve që duhet të vinin në sigurinë e Tiranës. Ka qenë një urdhër, që 18 brigada të ishin në Tiranë në ruajtje të qetësisë dhe sigurisë publike etj., por që është një çështje që do ta shqyrtojmë në një ditë tjetër këtë, por që Gramoz Ruçi ma ktheu se nuk janë rezervistët për qetësi publike, por për të mbrojtur atdheun nga armiku i jashtëm.
Pra, kishte të drejtë, apo jo?
Patjetër që kishte të drejtë, se ashtu ishte ligji, por që unë që të mos thoshte Ramiz Alia se nuk i zbatoja urdhrin, se e kishte kapur shumë me mua në atë periudhë, i thashë Gramozit. Por edhe Gramozi, të cilin tani e kisha në këtë mbledhje qeverie, nuk e zbatoi. Megjithatë, unë pak më mbrapa e mësova kur u komunikua, se ai vinte në krye të Rendit. E që të mos zgjatem siç bëj shpeshherë, po ndalem te thelbi i çështjes. Ramiz Alia e mori fjalën si drejtues politik në qeveri për të lënë të kuptohej se ishte një takim i kërkuar nga ai si drejtues politik i shtetit. Menjëherë ai komunikoi shkarkimin e Adil Çarçanit dhe emërimit në atë detyrë të Fatos Nanos, i cili ishte zëvendëskryeministër. Pastaj komunikoi ndryshimin në Ministrinë e Punëve të Brend-shme, në krye të së cilës emëroi Gramoz Ruçin, pra që deri në atë moment siç të thashë ishte Sekretar i parë i Tepelenës dhe në fund komunikoi se isha shkarkuar dhe unë dhe në krye të Ministrisë së Mbrojtjes do të vinte Manxhar Binaj, i cili ishte Sekretar i parë i Gjirokastrës. Ishte me profesion oficer.
U mërzitët që u shkarkuat?
Aspak. Ta them me të vërtetë, aspak, madje isha shumë i gëzuar që po e dorëzoja pa bërë asnjë viktimë dhe pa bërë asnjë lloj ngjarjeje të jashtëzakonshme. Isha në një gjendje, që të them alarmante deri në depresion nga mbingarkesa dhe stresi, të siguroj se të kam thënë pak. Por për një gjë më vinte vërtet keq, që ata oficerë do t'i lija në baltë, se ata prinin nga unë, prandaj ndërsa m'u komunikua ky shkarkim, i kërkova fjalën Ramiz Alisë.
Çfarë i thatë?
Kam një gjë shumë personale shoku Ramiz. Nuk është fjala se u shkarkova unë, se atë e gjykon Partia dhe kjo nuk diskutohet por unë po ju sugjeroj se në kushtet që kalon ushtria, që siç e dini të gjithë atë që ndodhi në Shkollën e Bashkuar, apo ju komunikoj se në repartin e Zall-Herrit po dorëzohen teserat e Partisë etj, ministri i Mbrojtjes të jetë oficer aktiv, mundësisht të jetë brenda aparatit të ministrisë, madje nga drejtuesit e lartë të saj, fjala vjen Shefi i Shtabit, Zëvendësi i tij apo zëvendësministrat etj.
Po ultimatumin e ushtarakëve ia komunikuat?
Pas kësaj i thashë se "tashmë që unë erdha këtu shoku, isha në një takim në ministri me kuadrot kryesorë të ushtrisë, të cilët më kanë dhënë ultimatum për ju, se ju kërkojnë në takim urgjent".
Në këtë çast pashë që ai nxori gjuhën në mënyrë shpërfillëse, që unë kuptova qartë se po thoshte "ohu, kush i llogarit", se s'kishe si e lexoje ndryshe atë mënyrë nxjerrjeje gjuhe. Pas kësaj, unë tepër i revoltuar ngrita zërin me tonalitetin e ministrit të Mbrojtjes.
Po ju nga ai çast nuk ishit më ministër, apo jo?
Nuk ishte bërë akoma juridikisht shkarkimi. Atje ishte vetëm komunikim i ndryshimeve të dikastereve. Por nuk do të ndodhte ai ndryshim në atë moment, se ku ta dija unë se Ramiz Alia kur të vinte në ato çaste në ministri do të përballej me stuhinë e oficerëve, që do të bërtisnin "Parti- Enver" dhe do t'i kërkonin llogari ekstreme që kishte lënë rrëzimin e monumentit të Enver Hoxhës. Ramizi në atë sallë të ushtarakëve do të tregonte se kishte dhënë urdhër për zjarr dhe këtë urdhër ia kishte dhënë Kiço Mustaqit, ku do të plekseshim keq edhe aty bashkë. Po unë kur i komunikova ultimatumin, nuk e dija fare se ushtarakët do të kundërshtonin shkarkimin tim, madje me protestë të fuqishme, sa që Ramiz Alia para tyre do të deklaronte se e revokonte vendimin për zëvendësimin tim.
Pra, ju ngelët ministër?
Po, por kur erdhi në ministri. Kështu që kur unë isha në mbledhje të qeverisë dhe kur pashë që ai nxori gjuhën teksa i komunikova ultimatumin e drejtuesve, iu ktheva me tonacion të prerë dhe të plotë, duke thënë:
- Shoku Ramiz, Ministria e Mbrojtjes në kohë lufte është organ i Këshillit të Mbrojtjes dhe situata është e njëjtë me atë të luftës. Prandaj, po ju them në mënyrën më të qartë të mundshme, se ushtarakët kërkojnë me ju një takim të padiskutueshëm si Komandant i përgjithshëm. Për këtë ju jeni i detyruar të shkoni, se situata dhe koha nuk pret.
Çfarë të tha?
Ai, si ndenji pak si duket u mendua dhe u pendua për nxjerrjen e gjuhës, mesa duket është frikësuar, dhe më tha:
- Mirë Kiço. Shko para dhe siguro grumbullimin në sallë, se pas pak pas teje po vij dhe unë.
Dhe kështu veprova. Por aty do të ishte një legjendë më vete, që siç ta theksova paksa më lart, ku jo vetëm që ata do t'i kërkonin llogari për atë ç'ka kishte ndodhur, por do të bënte të përvuajturin që u ishte rrëzuar Enver Hoxha, sepse masa e kryeushtarakëve ishte nën thirrjet histerike "Parti-Enver, jemi gati kurdoherë". Pas kësaj, ai do të deklaronte se kishte dhënë urdhra për zjarr dhe nuk i ishin zbatuar. Është e incizuar ajo bisedë, që unë do t'jua jap ta zbardhni në numrin e nesërm, që të merrni vesh mirë edhe debatin që ka bërë me mua dhe me të gjithë ushtarakët. Madje, ata kur mësuan se isha shkarkuar unë, bërtitën njëzëri që nuk duam njeri veç Kiço Mustait. Ishte vërtet vlerësim për mua, pavarësisht se një ditë më mbrapa do t'i kërkoja vetë me shkrim Ramiz Alisë dorëheqjen time, por gjithsesi, gjithçka ka ndodhur në atë takim të tijin, duke zbardhur falë për falë atë moment, do ta ndjekim në intervistën e ardhshme, se me sa shikoj i erdhi fundi për sot.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)