Le te bejme seks ne Teatrin Kombetar
Ne kuadrin e Javes Teatrore te te Rinjve qe u hap ne daten 11 nentor ne Teatrin Kombetar ne Tirane do te mbahet neser premiera e komedise Le te bejme seks. Komedia e cila vjen me regji te Elma Dorezit eshte shkruar nga dramaturgu i njohur rus me banim ne Izrael Valentin Krasnogorov. Personazhet e pjeses jane burri gruaja nje profesor nje vajze dhe nje moter. Te gjithe personazhet e kesaj komedie te cuditshme absurde flasin vetem per nje gje per seksin. Por ndersa te gjithe personazhet vihen ne levizje nga elementet me paresore te emocioneve njerezore vetmia deshira per dashuri perpjekjet e tyre per te harruar problemet ata me shume lezet dhe humor nuk rrine dot pa diskutuar dhe folur per subjektin e tyre te preferuar. Kjo komedi eshte e komplikuar dhe tragjike sic eshte edhe e kendshme dhe therese. Regjisorja e re Elma Dorezi eshte e vetmja konkurrente qe merr pjese per here te pare ne kete aktivitet.
Ajo ka realizuar disa shfaqje ne Teatrin Kombetar dhe ne teatrin Aleksander Moisiu te Durresit. Se fundi Dorezi ka realizuar edhe shfaqjen Pinoku per femije me aftesi te kufizuara.