Nje burre i vogel percmon Kadarene
Ne diten e fundit te panairit te librit sic u reflektua edhe ne media lexuesit paten rastin te njihen me nje deklarate te zotit Petrit Ymeri kryetar i Shoqates se Botuesve Shqiptare. Shkak u be kontestimi i disa botuesve dhe lexuesve per cmimin Shkrimtari i vitit qe iu dha librit Policia sekrete e Ali Pashes publikuar me 2004 dhe ribotuar kete vit. Sic eshte e natyrshme dhe ndodh rendom duke terhequr kerraba perkunder kundershtareve njeriut shpesh i shpeton edhe goja. Madje me teper se kaq sepse nuk thuhet me kot qe gabimi eshte ne natyren njerezore. Mirepo fjala nuk ishte per nje lapsus as per nje shkarje te rastit por per nje bindje qe u deklarua me ngulm dhe u mbrojt duke ngritur tonin.
Cfare tha ne thelb zoti Ymeri As me pak dhe as me shume por Ne panairin e ketij viti nuk kishte asnje shkrimtar shqiptar qe ta meritonte kete cmim. E formuluar keshtu deklarata tingelloi e skajshme dhe jo vetem e skajshme por edhe dashakeqe dhe dizinformuese. Ne stendat e panairit cka ishte fakt i dukshem kishte libra te rinj nga Ali Aliu Arian Leka Ardian Vehbiu Bardhyl Londo Edmond Tupja Fatos Kongoli Ismail Kadare Mehmet Kraja Mimoza Ahmeti Prec Zogaj Ridvan Dibra Robert Shvarc Skender Drini Virgjil Muci Visar Zhiti etj. U kerkoj ndjese kolegeve qe u mungon emri ketu midis tyre jam dhe une. E po keshtu nga shtepia botuese Onufri u botua Vepra e plote e Martin Camajt ne dhjete vellime. Studiuesit Behar Gjoka iu dha cmim pikerisht per monografine e tij mbi Camajn. I kam lexuar mjaft nga librat e autoreve qe listova ndonjerin e kam ne dore dhe them se Ali Aliu Arian Leka Ardian Vehbiu Bardhyl Londo Edmond Tupja Fatos Kongoli Ismail Kadare Mehmet Kraja Mimoza Ahmeti Prec Zogaj Ridvan Dibra Robert Shvarc Skender Drini Virgjil Muci Visar Zhiti etj. i perseris me vetedije kane sjelle jo vetem vlera te spikatura por edhe zhvillime interesante ne proze poezi dhe eseistike. Nuk di si ndihet zoti Ymeri perballe kesaj plejade. Por eshte afermendsh se ne pozitat e perjashtimit dhe te mohimit kategorik sado pozante dhe mburravece te jete burreria e dikujt njeriut modest dhe te mencur i duket vetja nje burre i vogel.
Ka gjasa qe zoti Ymeri flet pa lexuar pasi mjaft nga keta libra sapo kane dale nga shtypi dhe u promovuan ne panair. Meqe vete boton me prioritet dhe kryesisht vetem autore te huaj prej te cileve ka pasur edhe vepra fort te merituara nuk dua te shfaq hamendje se sa e ndjek nder vite letersine shqipe. Nuk do te doja gjithashtu as te paragjykoja shijet e tij te cilat pergjithesisht mbahen si private edhe pse te gjithe deshirojme qe te evoluojme dhe te perparojme me bashkekohesine. Por me gjithe privacine qe kane zoti Ymeri nuk ngurron aspak ti absolutizoje shijet e tij. Deklaraten e vet te nxehte e vazhdon me nje argument qe e perdor si shpate domethene per te fetishizuar nje te vetem dhe per tjua keputur koken gjithe te tjereve. Ai shprehet Sivjet nuk kishte asnje liber te shkrimtareve shqiptare qe te arrinte nivelin e romanit te Ben Blushit. Fitues ne panairin e vitit te shkuar.
Ky eshte kulmi dhe modeli qe ofron Petrit Ymeri.
Asgje te keqe ska qe dikujt i pelqen ky liber dhe ua rekomandon te tjereve. E keqja fillon kur me Arapin e Vlores kerkohet te nxihen gjithe letrat shqipe madje deri ne percmim per autoret e saj. Meqe vete ofron nje model si do ti vinte zotit Ymeri nese nga shkrimtaret e panairit ndokush do te shkepuste po ashtu nje model por amagrave nje model te kulmeve boterisht te pranuara dhe qe megjithate asnjehere nuk e ka marre cmimin e panairit shqiptar Si do ti vinte po ti kerkohej pergjigje per sfiden e tij coroditese dhe te pyetej drejtperdrejt Ku e keni hallin zoteri cilin kerkoni te percmoni Ismail Kadarene
Por kjo do te ishte barre e rende per tia vene ne shpatulla nje njeriu sepse ndoshta edhe vete fituesit Ben Blushi dhe Irakli Kocollari do te ndiheshin ne siklet. As kete shenim nuk do ta shkruaja nese zoti Petrit Ymeri nuk do te ishte kryetar i Shoqates se Botuesve Shqiptare. Per ate Zot nuk dua as te ngre dhe as te ul ndokend as Kadarene as Blushin as Ymerin aq me pak Kocollarin qe nuk kam pasur rastin ta njoh. E shkruaj me synimin qe koleget e mi te mos krijojne keqkuptime urrejtje dhe thashetheme pra te mos besojne se meqe kryetari i botuesve ka kete mentalitet ashtu mendojne edhe gjithe botuesit e tjere. Jo stendat e panairit e hedhin poshte cdo dyshim.
Dje pasdite nje autor i njohur me kerkoi ti lexoja dy faqe tekst te printuar. Kishte reaguar fort ndaj subjektit ne fjale. I rekomandova ta hidhte shkrimin ne kosh pasi pervec racionalitetit kishte edhe mllef madje deri dhe shkelje te etikes. Miku im me kujtoi menjehere nje shkrim qe e pata botuar ne gazeten Shekulli. I revoltuar prej faktit qe njerezit e letrave po heshtnin kur po shtrohej nevoja qe Biblioteka jone Kombetare te kete nje godine te re sa me te bollshme dhe sa me te denje shkrimtaret shqiptare i pata quajtur perbindesha qyqare. Mes tyre edhe une si gjithnje. Po eshte e vertete keta qyqaret ka raste qe mbyllin nje sy ka raste qe mbyllin nje vesh. Dikush mund te thote se jane te verber ose jane te shurdher. Mirepo nuk eshte tamam ashtu nganjehere heshtja vertet u vjen prej shperfilljes por me se shpeshti u vjen prej bujarise. E bujaria eshte virtyt. Por kujdes sjelljet denigruese mund te zgjojne pjesen tjeter ate te perbindeshit. Dhe ata e kane provuar se chata mund te bejne sidomos kur zihen me shoku-shokun por edhe kur u kthehen te tjereve.