E Diel, 1 Nëntor 2026

Milioneri rekord shikuesish ne Fier

Komedia

Pjesa Milioneri shkruar dhe vene ne skene nga Pellumb Kulla ka thyer cdo rekord per nga numri i shikueshmerise. Per tre net rresht aktoret kane mbushur sallen e shfaqjeve te teatrit Bylis plot me dashamires te teatrit. Biletat e shfaqjes sipas sportelistit te teatrit perfundojne se shituri qe ne mesdite. Duhet pranuar fakti se per here te pare pas 20 vjetesh shihet nje interesim i madh per te pare nje pjese te vene ne skene nga trupa profesioniste e Fierit ne bashkepunim me nje ekip aktoresh te mirenjohur qe kane qene per disa vjet ne emigrim te tilla jane komentet qe vijne nga teatri. Nderkaq Robert Hoxha drejtor i teatrit Bylis ka thene se interesimi i publikut dhe kthimi i tyre ne sallen e teatrit tregon jo vetem punen e bere per realizimin e kesaj shfaqjeje por edhe pelqimin e pjeseve te tilla nga ana e publikut. Ne jemi ndier mjaft mire qe komuniteti i Fierit po u rikthehet atyre viteve kur mbante radhen per te pare teater. Te tria netet e shfaqjes jane shoqeruar me nje interesim te larte. Shpresoj te vazhdoje keshtu deri ne perfundim te te gjitha shfaqjeve u shpreh Hoxha. Nder te tjera ai ka shtuar se interes kane treguar edhe dashamires qe kane ardhur edhe nga rrethet fqinje si Lushnja Berati Vlora Gjirokastra dhe Korca. Kemi menduar qe te bejme edhe nje turne. Fillimisht eshte menduar qe te shkojme ne Tirane dhe me pas ne te gjithe vendin tha ai. Roli kryesor i komedise Milioneri i eshte besuar Luftar Pajes ndersa aktoret e tjere qe interpretojne ne kete veper jane Hasan Bregu Astrit Hasani Elona Hyseni Vasil Vaso Arqile Lipe Doriana Caushi Xhulieta Kulla Fatmir Xhelili Shpetim Shehu etj. Muzika e pjeses eshte kompozuar nga Fatos Qerimi nderkohe asistente regjisore jane Dafina Llupi dhe Arqile Lici. Milioneri vjen ne skenen e Bylis pas me shume se nje viti mungese shfaqjesh te reja. Kjo per shkak te buxhetit te pamiratuar per kete vit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›