E Diel, 1 Nëntor 2026

Luan Malltezi Do kthejme socializmin ne Muzeun Kombetar

Drejtori i MHK-se historiani Luan Malltezi ben nje panorame te punes aktuale per rikonceptimin e Muzeut Kombetar. Sipas tij jane nje sere problemesh qe pengojne procesin perfshire ketu edhe fondet e medha. Sipas Malltezit pervec pavijonit te etnografise dhe gjenocidit eshte ngritur nje grup pune per te konceptuar pavijonin e socializmit i mbyllur prej vitit 1990

Qe ne ditet e para te emerimit si drejtor i Muzeut Historik Kombetar historiani Luan Malltezi u shpreh per nevojen e nje rikonceptimi te ketij muzeu duke shmangur sidomos politizimin. Mendimi i tij ishte i te njejtes linje me projektin e shpallur nga programi i OKB-se dhe i financuar nga qeveria spanjolle. Ne fakt kane kaluar me se dy vjet dhe puna ka mbetur ende teorike. jane ngritur grupe pune me specialiste te cilet paraprakisht duhet te bien dakord per konceptin qe do te kene pavijone te vecanta. Te tilla jane ai i etnografise ai i gjenocidit dhe terrorit komunist qe pret vetem fondet e MTKRS-se por edhe te tjere. Nderkohe mes specialisteve por edhe vizitoreve ka qene mjaft e diskutuar prania e pavijonit te diktatures. Behet fjale jo vetem per pavijonin e gjenocidit por te nje periudhe 50-vjecare me te gjitha dimensionet e saj. Pavijoni i socializmit ka ekzistuar deri ne vitet 90 ndonese i politizuar. Malltezi shprehet se do ta kthejne serish socializmin ne Muzeun Kombetar dhe per kete eshte ngritur tashme nje grup pune. Sipas tij kjo periudhe i perket historise dhe duhet pasqyruar por para se gjithash pretendon qe te behet nje debat publik per nje pasqyrim qe te jete sa me objektiv.

Zoti Malltezi kane kaluar me shume se dy vjet nga koha kur u shpall fondi spanjoll per rikonceptimin e Muzeut Historik Kombetar. Ne cfare faze pune ndodheni aktualisht

Projekti i OKB-se financuar nga qeveria spanjolle rishikon te gjithe Muzeun Historik Kombetar. Ne kemi nje konsultim te gjere me specialistet sidomos per sa u perket standardeve qe ai ofron per te qene nje muze i kohes. I ndertuar ne vitin 1981 ky muze ka mjaft probleme sidomos per sa i perket teknologjise se ndertimit. Sipas verifikimit qe eshte bere me specialiste qe programi i OKB-se ka sjelle nga vende te ndryshme pasi kane pare nga afer situaten konkrete ne baze edhe te dokumentacionit kane verejtje nga pikepamja e ndertimit te muzeut duke qene se tashme ajo konsiderohet teknologji e vjeter. Specialistet kane bere verejtje te rendesishme per muzeun qe duhen korrigjuar. Pervec anes teknike verejtje kane ardhur edhe per menyren se si paraqiten pavijonet si jane konceptuar vitrinat si vendosen dritat. Te gjitha keto jane teknologji qe kane perparuar qe prej vitit 1981 deri ne ditet e sotme dhe keto jane probleme shume te medha. Jane ngritur disa grupe pune te mbeshtetur edhe nga specialiste te huaj te cilet po punojne per konceptimin e pavijoneve. Duhet te kuptojme qe keto jane veprimtari te rendesishme te muzeut qe kerkojne kohe reflektim dhe konsultime te vazhdueshme.

Ne ditet e para te emerimit tuaj si drejtor ju folet per nje depolitizim te Muzeut Historik Kombetar. Vazhdon te mbetet prioritet

Sigurisht ky eshte edhe nje nga shqetesimet e ngritura nga specialistet e huaj. Sic dihet kur hyje me pare ne sallen e Muzeut Kombetar shihje statujen e Enver Hoxhes e po keshtu i politizuar ishte edhe gjithe pjesa tjeter. Prania e luftes dhe ndertimit socialist zinte pjesen me te madhe te Muzeut Historik Kombetar. Ideologjia e kohes nderhynte te manipulonte dokumentet origjinale. Mjafton te kujtojme per kete aktin e shpalljes se Pavaresise nga i cili ishin fshire disa emra qe nuk i shkonin per shtat regjimit. Nje shqetesim i yni eshte edhe ngritja e pavijonit te periudhes se socializmit qe eshte mbyllur por qe duhet te zere vendin e vet ne Muzeun Kombetar.

I referoheni ketu vetem pavijonit te gjenocidit apo periudhes se socializmit ne teresine e saj

Ne kemi gati projektin per ngritjen e pavijonit te te persekutuarve politike pjese e diktatures por ajo si periudhe eshte e gjere dhe ne po marrim parasysh edhe verejtjet qe ka vizitori qe te ndertojme kete pavijon. Periudha e socializmit ka qene ne muze por ka qene e politizuar. Regjimi nuk jepte situaten reale dhe kjo ka bere qe prej vitit 1990 kjo periudhe te largohet nga muzeu. Sigurisht qe duhet te rivendoset. Koha ka qene mjaft e politizuar ka qene mjaft e veshtire edhe per muzeologet. Muzeu e ka pesuar gjithmone karakterin politik te kohes. Une besoj se tani eshte koha me e qete mund te punohet dhe mund te realizohet kjo detyre. Ne kemi ngritur nje grup pune i cili ben konsulta te vazhdueshme do te arrijme nje koncept do te zgjerojme komunikimin edhe me specialiste te tjere ne menyre qe puna per ndertimin e ketij pavijoni te marre pelqimin e te gjitha grupeve shoqerore dhe specialisteve. Muzeu Kombetar eshte vlere kombetare u perket te gjithe shqiptareve eshte histori e tyre nuk mund te imagjinohet qe te politizohet. Qe te arrihet kjo kerkohet ndihma dhe perkrahja intelektuale dhe materiale.

Ne pervojen tuaj si historian si duhet te paraqitet periudha e socializmit ne Muzeun Kombetar Cilat duhet te jene kriteret

Keto jane detyrat e te gjithe grupit te punes qe te percaktoje se si do te paraqiten aspektet politike ekonomike kulturore te periudhes. Muzeu nuk eshte nje liber historie. Ne tekstet e historise nje periudhe mund te vleresohet ne pikepamje politike ashtu edhe te nivelit shoqeror. Nese ne muze paraqesim periudhen e monarkise ne na intereson te kemi nje kostum te Zogut tavolinen e tij apo nje stilograf pra objekte muzeale. Muzeu paraqet objekte muzeale.

Duket se rikoncpetimi i MHKS-se do te jete nje procedure e gjate pune...

Jane probleme shume te rendesishme dhe mjaft te veshtira. Muzeu Kombetar si institucion kerkon shume fonde. Prej muajit shkurt ne i kemi derguar Ministrise se Kultures nje projekt per pavijonin e gjenocidit hartuar nga specialistet tane dhe me perfaqesues te te persekutuarve por deri me tani nuk kemi marre asnje pergjigje per fondet. Kjo eshte arsyeja pse zvarriten keto pune shume te rendesishme te muzeut. Nese do te mundej te behej nje nderhyje ne ligj qe te ardhurat qe garanton Muzeu Kombetar ti mbeteshin vete institucionit mund te kishim nje situate tjeter. Vetem per klimatizimin muzeu do te harxhonte rreth 200 mije dollare ne vit dhe keto jane shifra te medha.

Nje pjese e fondit spanjoll shkon edhe per pavijonin e etnografise. Sa eshte mundesia reale per ngritjen e ketij pavijoni nderkohe qe mbeten vetem pak muaj nga afati i skadences se ketij fondi

Ne Muzeun Historik Kombetar eshte punuar qe prej vitit 2008 per te ndertuar pavijonin e kultures popullore apo etnologjise. Nje grup etnografesh se bashku me nje ekip specialistesh punojne mbi bazen e fondeve te kultures popullore qe disponon Instituti i Kultures Popullore. Nderkohe jane shpenzuar 110 milione leke te vjetra per ndertimin e pavijonit por ka nevoje te punohet me tej. Ne kemi marre mirekuptimin nga programi i OKB-se qe te vazhdohet financimi deri ne perfundimin e ketij pavijoni dhe shpresojme qe kjo te behet sa me shpejt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›