E Diel, 1 Nëntor 2026

Le të dëgjojmë këngë të vjetra dhe të reja të kompleksit B-52s

B-52sB-52 ka qënë një kompleks i muzikës "pank"dhe një stili të ri të "rrok end rollit”  në vitet 80-të dhe në fillim të viteve 90-të.  Ky grup ka nxjerrë kohët e fundit një album të ri pas një ndërprerje të rigjistrimeve të tij për 16 vjet. 

Kliko:  "Legal Tender”

Kjo është kënga "Legal Tender" që B-52 e incizoi në vitin 1983 në albumin "Whammy".  Si të gjitha këngët e kësaj bande, "Legal Tender" është gazmore dhe ka një ritëm kërcimi.

Anëtarët e kompleksit B-52 janë Kate Pierson, Fred Schneider, Keith Strickland dhe Cindy Wilson.  Por kur doli në qarkullim albumi "Whammy", në këtë grup bënte pjesë edhe vëllai i Cindy Wilson-it Ricky Wilson.  Atëhere këta pesë të rinj vendosën të krijonin një grup muzikor ndërkohë që ishin mbledhur për të pirë diçka në një restorant kinez në Athens të Georgia-s.

Albumi i tyre e parë, që mban edhe emrin e grupit, "The B-52's" doli në qarkullim në vitin 1979.  Kënga  "Rock Lobster" e këtij albumi u ngjit në vendin e tretë të listës së revistës popullore të musikës,  Billboard. Po nga ky album, kjo është kënga "Dance This Mess Around"

Kliko:  "Dance This Mess Around”

Ricky Wilson vdiq në vitin 1985 dhe për disa vjet pas kësaj humbjeje, grupi mbajti zi dhe kariera e tij u dëmtua.  Por në vitin 1989, B-52 nxorrën albumim "Cosmic Thing", që  është edhe albumi i tyre më i mirë.  "Roam" është një nga këngët e këtij albumi

Kliko:  "Roam”

B-52 thotë se albumi i tij më i fundit,  "Funplex" është modern dhe për veshjet dhe krehjen thotë se do të vazhdojë të dalë në skenë me stilin e tij tradicional të veshjes dhe krehjes.  B-52 do të japë shfaqje në mbarë Shtetet e Bashkuara deri në mes të verës.  Nga  ky album të dëgjojmë "Keep This Party Going", me të cilën i japim fund edhe këtij edicioni të Zërit të Amerikës.  Ju falenderojmë për vemendjen dhe ju urojmë një të djelë të këndëshme.

Kliko:  "Keep This Party Going"//iç//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›