Shërbëtoret e Jean Genet trazojnë fierakët
Ka qenë loja aktoriale e shkëlqyer e trupës së "Metropolitan Teatër" ajo që u shfaq natën e kaluar në Festivalin Mbarëkombëtar të Aktrimit "Apollon‘08" në Fier. Jo vetëm për nga skenografia e veçantë, por edhe për nga spektatori i përzgjedhur, kjo trupë me në krye regjisorin Kiço Londo solli shumë diskutime e polemika mes artistëve, spektatorëve dhe kritikëve. Ajo u përfol aq shumë sa dhe u duartrokit. U cilësua si një vepër "e rëndë" për nga skenat, e cila nuk mund të përthithej e kapërdihej nga spektatori, por sërish ngujoi këta të fundit për afro 1 orë e 30 minuta. Në të u shfaqën hapur skena erotike mes të njëjtit seks. Në këtë pjesë të trupës së "Metropolitan Teatër" dashuria dhe urrejtja u shfaqën në skajin më cinik të tyre. Por pas hulumtimit individual, kjo lojë e veçantë për nga prezantimi u mirëprit nën zë pothuaj nga të gjithë dhe me zë të lartë nga "të guximshmit".
Për shfaqjen nuk u zgjodh salla e zakonshme, por një ambient më intim me rreth 100 spektatorë, me një prezencë shumë pranë tre aktoreve të trupës në shumë mizanskena kur ato i flisnin në sy apo në vesh njëra- tjetrës, madje dhe duke kryer skenat erotike.
"Shërbëtoret" me regji të Kiço Londos, shkruar nga Jean Genet, u përcoll nga tre aktore që bëjnë një lojë dashurie-urrejtje me ngjyra erotizmi. Shfaqja befasoi shikuesit e përzgjedhur fierakë, ku protagonistet e saj do të konkurrojnë për "Çmimin e madh". Londo ka zgjedhur nga Jean Genet "Shërbëtoret", si një vepër mjaft intriguese, por edhe aktuale në marrëdhëniet e shoqërisë së sotme. Lojën mes dashurisë dhe urrejtjes e sjellin aktoret: Valbona Imami, Adelina Muça e Loredana Gjeci. "Shërbëtoret" e Gënet, sa herë që zonja e tyre mungon luajnë teatër. Luajnë lojën fantastike të të qënit nën urdhra dhe të kryengritjes përfundimtare ndaj saj. Ato janë të lidhura me zonjën e tyre që është më e re dhe më e bukur, me një ndërthurje përkushtimi, dashurie erotike dhe urrejtje të fshehur. Shërbëtoret motra bëhen shkaku i arrestimit të dashnorit të zonjës duke shkruar letra anonime, të cilat i dërguan në polici. Ato shkojnë për të fshehur denoncimin e përgatitur, në përpjekjen për të helmuar zonjën e tyre, por në lojë e sipër vdekja i takon njërës prej motrave shërbëtore. Regjisori Londo shprehet se vepra vjen në një koncept të veçantë. "Është një lloj eksperimenti", u shpreh Londo pas shfaqjes. Në mesazhin që jep vepra është fakti i të qënit i nënshtruar dhe mungesës së kryengritjes. "Shërbëtoret" ka udhëtuar drejt qytetit të Fierit, për të shfaqur jo vetëm provokimin e veprës, por për të bërë prezent edhe të veçantat e këtij autori. Genet ka kaluar vite të tëra duke i shpëtuar burgut për vjedhje, e madje duke iu kursyer jeta me ndërhyrjen e personaliteteve të njohura të Francës. Festivali i Aktrimit do të vazhdojë me shfaqjen "Pamje nga ura", me regji të Albert Mingës dhe interpretim të Timo Fllokos, Bujar Asqeriut, Indrit Cobanit, Yllka Mujos, Olta Gixharit.