UFO, e vërteta e arkivave britanike
E lodhur tashmë nga hamendësimet
dhe spekulimet e pafundme për
UFO-t, nga teoricienët e konspiracioneve
dhe gazetarët që nuk i ndaheshin
për vite, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë
së Madhe vendosi t‘i hapë të gjitha dosjet
që zotëron mbi këtë subjekt për publikun
e gjerë. Në total që të 160-ta dosjet që përmban
arkivi do të vihen në dispozicion të
publikut përmes sitit zyrtar të Arkivave
Kombëtare gjatë 3-4 viteve të ardhshme.
Njëra nga tetë dosjet e para, një prej të
cilave përmban 450 faqe, mund të lexohet
nga të gjithë në këtë sit që të mërkurën e
kësaj jave.
Dosjet, të cilat i përkasin fillimit të viteve
tetëdhjetë janë mjaft të komplikuara,
kështu që Arkivat e Shtetit kanë vënë në
dispozicion një guidë ndihmëse të përgatitur
nga Dr. Deivid Klark, ekspert i historikut
të ufo-ve. Dhe për këdo, për të cilin
as kjo ndihmë nuk mjafton, të gjithë të pasionuarit
mund të blejnë një material video
të punuar nga Nik Pop, një nëpunës civil
që ka punuar gjatë në Ministrinë e
Mbrojtjes britanike në këtë sektor.
Dhe çfarë fshehin këto arkiva? Një prej
raporteve me ngjyra më të ndezura të dokumentacionit
mban datën 1985 dhe i përket
dikujt që pohon se ka qenë në kontakt
me alienët që në moshën 7-vjeçare. Pretendon
se ka vizituar bazat e alienëve në dy
qytete të Anglisë dhe se ka parë me sytë e
vet një mjet fluturues të rrëzuar në një qytet
të tretë. "Pashë me sytë e mi se si pjesa e
përparme e mjetit preku sipërfaqen e ujit
dhe se si më pas u zhduk i tëri si të qe një
qenie e padukshme", shkruan.
Pas kësaj, përpiqet të krijojë mundësitë
për një takim mes alienit të quajtur Algar
dhe qeverisë britanike, por vazhdon duke
rrëfyer se Algari qe vrarë nga alienët e tjerë
përpara se takimi të kryhej.
Një tjetër rrëfim mjaft i ngjyrosur i përket
një peshkatari 77-vjeçar. Në orët e para
të mëngjesit të 12 gushtit 1983, tregon se
ka takuar qeniet që udhëtonin mbi një
pjatë fluturuese. Qenë pak më të gjatë se
një metër, qenë veshur me kostume jeshile
dhe në kokë mbanin helmeta me xhama të
zinj përpara. Pasi e shëtitën nëpër mjetin
fluturues i thanë: "Mund të largohesh. Je
shumë i moshuar për të shërbyer për ndonjë
qëllim". Rrëfenja e peshkatarit mund të
lexohet në faqen 67.
Më i besueshëm është raporti i vitit
1985, i bërë nga stafi i një helikopteri të tipit
"RAF Sea King". Në raport lexohet se në
E lodhur tashmë nga hamendësimet dhe spekulimet e pafundme për
UFO-t, nga teoricienët e konspiracioneve dhe gazetarët që nuk i
ndaheshin për vite, Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe vendosi
t‘i hapë të gjitha dosjet që zotëron mbi këtë subjekt për publikun e gjerë
Hapen dosjet e UFO-ve
monitor kishin parë dy objekte që udhëtonin
me shpejtësi rreth 5 mijë kilometra në
orë. Kushdo mund ta lexojë gjerë e gjatë
rrëfimin në faqen 39.
Një pjesë e mirë e kontakteve vizive me
objekte të panjohura janë raportuar nga
forcat e policisë. Një çerek ore pas mesnatës
së ditës së Krishtlindjeve të vitit 1985, një
grup prej tre policësh ishte gjetur i papërgatitur
përpara një drite të bardhë në zonën
Horsell.
Në faqen 233 mund të gjendet një tjetër
rrëfim i bërë nga disa policë më 26 prill të
vitit 2004. Tregimi është pasuruar edhe me
vizatime dhe skica të asaj që kishin parë
atë natë.
Vatikani: Zoti nuk bie ndesh me alienët
Për numrin një të astronomëve të
Vatikanit nuk ka asnjë konflikt mes
besimit në Zot dhe mundësisë së pranisë
së "vëllezërve jashtëtokësorë",
ndoshta edhe më të përparuar se
njerëzit.
"Për mendim tim ekziston jetë në
planetë të tjerë", tha imzot Hose Gabriel
Funes, një jezuit 45-vjeçar që kryeson
Observatrin e Vatikanit, por njëherësh
shërben edhe si këshilltar shkencor i
Papa Benediktit. "Si mund të përjashtojmë
idenë se jeta mund të jetë zhvilluar
edhe diku tjetër", tha të martën gjatë një
interviste për gazetën e Vatikanit
"L‘Osservatore Romano", duke shpjeguar
se numri i madh i galaktikave e
bënte shumë të mundshme diçka të
tillë. Pyetjes nëse qenë të ngjashëm me
njeriun apo më të zhvilluar, iu përgjigj:
"Sigurisht, në një univers kaq të stërmadh,
kjo hipotezë nuk mund të përjashtohet".
Në intervistën me titull "Jashtëtokësori
është vëllai im", ai shtoi se nuk
ka kurrfarë konflikti mes besimit në Zot
dhe pranisë së krijesave jashtëtokësore.
"Ashtu siç vërejmë shumëllojshmëri
krijesash mbi Tokë, mund të gjenden
edhe qenie të tjera, mbase edhe inteligjente,
të krijuara gjithashtu nga Zoti.
Kjo shkon ndesh me besimin tonë, pasi
nuk mund t‘i vendosim limite lirisë krijuese
të Zotit", tha ai, për të shtuar: "Përse
të mos flasim për vëllezër jashtëtokësorë?
Edhe kjo do të qe pjesë e krijimit".
Funes, i cili drejton një observator
me degë në Romë dhe në Arizonë, foli
edhe për mundësinë që raca njerëzore
të jetë "delja e humbur" e universit:
"Ndoshta diku larg ekzistojnë qenie të
tjera, në marrëdhënie të shkëlqyera dhe
të drejtpërdrejta me krijuesin".
"Big Bengu"?
Të krishterët shpesh nuk kanë qenë
dakord me shkencëtarët lidhur me faktin
nëse Bibla duhet lexuar fjalë për fjalë,
ndërkohë që çështje si kreacionizmi e
Selia e Shenjtë
Vatikani: Zoti nuk bie
ndesh me alienët
darvinizmi kanë shkaktuar debate të nxehta.
Inkuizicioni e dënoi Galileon në shekullin
XVII pasi tha se toka rrotullohej rreth
diellit. Kisha katolike nuk e rehabilitoi deri
në vitin 1992. Funes tha se dialogu mes
besimit fetar dhe shkencës mund të shkojë
përpara nëse shkencëtarët mësojnë
më shumë rreth Biblës dhe kisha i vëren
më nga afër progreset shkencore. Funes,
me origjinë argjentinase, u shpreh
se si astronom beson që shpjegimi më i
mundshëm për zanafillën e universit është
"Big Bengu". Por edhe në këtë rast tha
se qëndrimi nuk shkonte ndesh me besimin
në Zot: "Zoti është Krijuesi. Krijimi ka
një arsye. Ne nuk jemi pjella të rastësisë...".
"Si astronom vazhdoj të besoj se
Zoti është krijuesi i universit dhe se nuk
jemi produkt i një ngjarjeje të rastësishme,
por bij të një ati të mirë, i cili ka për ne një
projekt ku dominon dashuria".
Një ditë mund të zbulohet jetë aliene
Astronautët, të cilët u kthyen së fundmi nga një udhëtim në hapësirë, thanë
të hënën se ekzistenca e qenieve jashtëtokësore është e mundshme.
"Jetë si e jona mund të ekzistojë edhe diku tjetër nëpër univers", u tha reporterëve
astronauti Takao Doi, i cili prej pak ditësh është kthyer nga një mision 16-
ditor në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.
Doi dhe kolegët e tij thanë se nuk kishin parë me sytë e tyre asgjë që ta
vërtetonte këtë tezë, por duke iu referuar përmasave të sistemeve galaktike, një
gjë e tillë është më se mundshme.
Maik Foreman, një prej specialistëve të misionit tha: "Po t‘i shtyjmë kufijtë
tanë shumë më larg nga ç‘janë tani, jam i sigurt që do t‘i hasim".
Në dhjetor të vitit të shkuar, Nobutaka Maçimura, sekretari i Përgjithshëm i
kabinetit qeveritar japonez, tha se qe tërësisht i bindur që ufo-t ekzistojnë dhe
se diku larg jetojnë alienë.