E Shtunë, 31 Tetor 2026

LeBron e mposhti Bryantin

Dhurata më befasuese e Krishtlindjeve në NBA i takoi Clevelandit, i cili i dha leksion Lakersave në sfidën e super lojtarëve Kobe Bryant-LeBron James. Kjo humbje, pas 11 fitoresh radhazi, i kushtoi kampionëve aktualë, të cilët mbanin rekordin më të mirë në ligë. Boston e mposhti Orlandon dhe iu bashkua Lakersave me rekordin më të mirë në ligë (23 fitore e 5 humbje). Brandon Roy dhuroi spektakël (41 pikë), në fitoren e Portland kundër Denver. Gjithçka ishte e lehtë për Phoenix ndaj Clippers.

Orlando-Boston 77-86
Orlando: Carter 27
Boston: R. Allen 18

LA Lakers-Cleveland 87-102
L.A. Lakers: Bryant 35
Cleveland: Williams 28

Phoenix-LA Clippers 124-93
Phoenix: Stoudemire 26
L.A. Clippers: Butler 22

Portland-Denver 107-96
Portland: Roy 41
Denver: Anthony 32

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›