Man City kërkon Pazzinin

Manchester City është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Sampdorias, Giampaolo Pazzini, ka bërë të ditur tabloidi anglez The Sun.
Ylli italian gjatë verës ishte spekuluar se kërkohej nga gjigantët e Premierligës, Manchester United dhe Chelsea, ndërsa tani menaxheri i ri i Cityt, Roberto Mancini, thuhet se ka formuar një listë të objektivave për transferim dhe 25 vjeçari është pjesë e saj. Mancini ishte transferuar në Sampdoria në janar nga Fiorentina.