E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murati, kandidat për kryetar të Prishtinës

 Lëvizja për Bashkim ka nominuar Valon Muratin kandidat për kryetar të Prishtinës. Me këtë rast, Murati ka thënë ata janë shpresa për Prishtinën.

"Prishtina e sotme është Prishtinë e kaosit, e papërgjegjësisë, ku është zbehur ndjenja e komunitetit dhe solidaritetit", ka thënë Murati.

Ndërsa kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku ka thënë se Lëvizja e Bashkuar në Prishtinë ka zgjedhur kandidatin më të mirë për të udhëhequr me kryeqytetin e vendit.

Lëvizja për Bashkim, po sot, ka prezantuar edhe kandidatët për Asamblenë komunale të Prishtinës./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›