E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllasi: Koha për relaksim të raporteve në Ballkan

 Politikani dha avokati kosovar Azem Vllasi, ka deklaruar në Konferencën për luftërat në Ballkan, se një shekull pas luftërave ballkanike, është koha për një bashkëpunim më të relaksuar dhe për një bashkëjetesë paqësore.
“Mjerisht, popujt e Ballkanit, sidomos kah juglindja, nuk kemi traditë të bëjmë politikë në mënyrë të pavarur. Të mos përmenden koha e sundimit nga perandoritë osmane, austro-hungareze, Jugosllavia e vjetër edhe e reja. Çka ka mbetur nga ish-Jugosllavia, kanë mbetur kufijtë administrativë, që tash janë bërë shtetërorë. Si duket nga kjo konstantë duhet të nisemi për raportet e ndërsjella. Prandaj nuk ia vlen të hapen debate për kufijtë”, ka thënë Vllasi në debatin që po mbahet në Shkup, transmeton “Zhurnal”.

Sipas tij procesi i pajtimit është ndihmuar Evropa dhe SHBA, e kemi arritur një nivel të duhur, por është koha që vet shtetet t’i zhvillojnë ato.

“Përkundër problemeve që kanë shqiptarët dhe maqedonasit brenda shtetit, duhet pasur parasysh se kanë avancuar. Më e mira është se janë në sistemin institucional shtetëror dhe punojnë për përmirësimin e marrëdhënieve. Ndërsa, raportet ndërmjet Kosovë s dhe Serbisë, kanë nisur të ngrohen. Beogradi publikisht e thotë se nuk e pranon shume Kosovën, por ka nisur ta kuptojë realitetin”, ka thënë Vllasi.

Sipas tij, gjeneratat e reja duhet t’i kursejmë nga propaganda.

“Në shkollë i kemi mësuar se ishte luftë kundër Turqisë. Në fakt ishte luftë për trojet shqiptare dhe maqedonase e Serbisë dhe e Malit të Zi”, ka thënë ai./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›