Leclerc triumfon, Verspappen i dyti, Sainz mes flakëve

Charles Leclerc triumfon në Çmimin e Madh të Austrisë, raundi i njëmbëdhjetë i sezonit të Formula 1. Piloti i Ferrarit i rikthehet suksesit dhe e bën këtë në pistën e Spielberg në një garë të shkëlqyer, plot parakalime. Monegasku fiton duelin me Max Verstappen, duke e parakaluar atë në tre raste dhe duke kaluar vijën e finishit i pari pavarësisht problemeve serioze në finale.
Me vendin e dytë duhet të mjaftohet kampioni në fuqi i botës, i cili nuk arrin t’i japë gëzim publikut portokalli. Vendi i tretë për Leëis Hamilton, përpara shokut të skuadrës Russell. Carlos Sainz u detyrua të ndërpresë garën për shkak të problemeve me motorin. Spanjolli po bënte një paraqitje të mirë deri në momentin që njëvendëshja e tij u përfshi nga tymi e më pas nga flakët.