E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Vrasja e ish kryeministrit japonez, shefi i policisë: Siguria e Abe ishte e cunguar, kam përgjegjësi

Shefi i policisë së prefekturës Nara ku u vra ish-kryeministri i Japonisë Shinzo Abe tha se ai “merr përgjegjësinë” për dështimin e sigurisë që rezultoi në vrasjen e tij.

Shefi i policisë Tomoaki Onizuka tha në një konferencë shtypi të shtunën se personeli i sigurisë së Abe ndoqi planin e miratuar nga ai.

“E ndjej peshën e përgjegjësisë sime. Nuk mund të mohojë se kishte probleme me sigurinë e Abe”, tha ai.

Fakti që një ish-kryeministër mund të qëllohej për vdekje nga një distancë e afërt ndërsa mbante një fjalim në mes të ditës në një vend me shkallën më të ulët të krimit me armë në botë, ka tronditur Japoninë dhe ka bërë jehonë në mbarë botën.

Abe, 67 vjeç, pavarësisht dorëheqjes si kryeministër i Japonisë në vitin 2020 për arsye shëndetësore, mbeti një figurë me ndikim në peizazhin politik të vendit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›