Ndërron jetë ish presidenti më jetëgjatë i Angolës

José Eduardo dos Santos, një nga sundimtarët më jetëgjatë të Afrikës, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Ai vdiq më 8 korrik në një klinikë në Barcelonë pas një sëmundje të gjatë.
Ish presidenti qeverisi Angolën për 4 dekada, ku u përball me luftën civile, ktheu vendin e tij në një prodhuesit më të rëndësishëm të naftës, por njëkohësisht e la vendin më të varfër dhe të korruptuarit në botë. Kreu aktual i shtetit të Angolës, João Lourenço , shpalli 5 ditë zie kombëtare duke filluar nga 9 korriku ku flamuri i vendit valëvitet në gjysmë shtizë dhe ngjarjet publike janë anuluar.
Dos Santos erdhi në pushtet katër vjet pasi Angola fitoi pavarësinë nga Portugalia dhe u përfshi në Luftën civile si një fushë beteje përfaqësuese. Gjatë qeverisjes së tij ai kthehu sundimin marksist njëpartiak në vitet postkoloniale, ndërsa pasurinë e Angolës e ndau midis gjeneralëve të tij të ushtrisë dhe rivalëve politikë për të siguruar besnikërinë e tyre.
Armiku më i madh i Dos Santos për më shumë se dy dekada ishte Jonas Savimbi, udhëheqësi i rebelëve UNITA, kryengritja guerile që synonte rrëzimin e Dos Santos.
Ndërsa Dos Santos kishte mbështetje financiare nga Bashkimi Sovjetik dhe mbështetje ushtarake nga Kuba në luftën e saj kundër UNITA-s, Savimbi u mbështet nga Shtetet e Bashkuara dhe Afrika e Jugut.
Lufta do të zgjaste, me periudha të shkurtra paqeje të ndërmjetësuara nga OKB-ja, deri në vitin 2002 kur ushtria më në fund gjurmoi Savimbin në Angolën lindore dhe e vrau atë.
Dos Santos hoqi politikat e tij marksiste pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990. Ai u afrua më pranë vendeve perëndimore, ku kompanitë e naftës investuan miliarda dollarë në kërkime kryesisht në det të hapur.
Angola u bë prodhuesi i dytë më i madh i naftës në Afrikën Sub-Sahariane pas Nigerisë , duke prodhuar afër 2 milionë fuçi në ditë. Ai gjithashtu zbuloi diamante me vlerë më shumë se 1 miliard dollarë çdo vit. Megjithatë, pasuria nuk arriti kurrë te njerëzit e Angolës, të cilët edhe sot janë një nga vendet më të varfra në botë.
/rtsh.al/