E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sterling është i Chelsea

Tashmë nuk kë më dyshime, Raheem Sterling është goditja e parë e Chelseat në formatin amerikan. Sulmuesi anglez i Manchester City u transferua në “Stamford Bridge” për 56 milionë euro pas këmbënguljes së gjatë të Tomas Tuchel për ta pasur sa më shoejt në skuadër. Lojtari i lindur në Xhamajkë do të bashkkohet me skuadrën në SHBA ku udhëtoi grupi, ndërsa ai ka firmosur një kontratë 5 vjeçare me opsion edhe një vit shtesë nëse palët bien dakort.

Në këtë mënyrë, Sterling lë skuadrën e Manchester City dhe trajnerin Pep Guardiola për t’u vendosur në qëndër të projektit të Chelsea pasi gjatë sezonit të fundit ai nuk konsiderohej më titullar nga trajneri katalanas. Te Manchester City, Sterling përfitonte rreth 10 milionë stërlina në vit ndërsa me fanellën e bluve paga do të dyfishohet.

Edhe pse nuk ka informacone të qarta për detajet e kontratës së re, sulmuesi i “Tre Luanëve” do të bëhet një nga tre lojtarët më të paguar të Premier League, çka do të thotë se momentalisht përpara tij do te jenë vetëm Salah e De Bruyne, pa llogaritur Cristiano Ronaldon i cili mund të largohet nga Anglia. Chelsea do ta prezantojë lojtarin ditën e nesërme. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›