E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ledesma i bën me “shenjë” Interit

Argjentinasi Ledesma kërkon të zgjidhë kontratën me klubin kryeqytetas, dhe në rast se arrihet një gjë e tillë, atëherë preferenca e tij e parë është ekipi i Murinjos.

Veç kampionëve, të interesuar për të “pakënaqurin” e radhës te Lacio janë edhe klubet e Juventusit, Napolit dhe Fiorentinës.

Ledesma ka kërkuar në Kolegjin Arbitrar të prishë kontratën me presidentin e Lacios, Klaudio Lotito, ashtu siç bëri edhe maqedonasi Pandev. Nëse çështja e 26 janarit zgjidhet në favor të futbollistit, atëherë Ledesma mund të quhet i Interit, natyrisht “gratis”.
                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›