E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool është mallkuar

Mesfushori i Liverpoolit, Javier Mascherano, mendon se ekipi i tij është i mallkuar pas barazimit kundër Stoke të shtunën. Gjiganti nga Anfield ishte në prag të fitores në Britannia Stadium, pasi kishte kaluar në epërsi në minutën e 57-të me golin e mbrojtësit grek Sotiris Kyrgiakos, mirëpo rezultati u barazua në minutën e fundit nga Robert Huth.

Në javën kur u eliminuan nga FA Cup, pas humbjes në shtëpi nga Reading, Mascherano ka filluar të mendojë se ekziston një “mallkim” mbi klubin nga Anfield. “Duket sikur jemi mallkuar sa i përket lëndimeve dhe pranimin e golave në minutat e fundit të ndeshjes” tha Mascherano për të përditshmen angleze The People.

“Situata është e tillë sa që të gjithë e ndjenjë zhgënjimin por ky ekip do të vazhdojë të shkojë përpara për shkak të shpirtit dhe historisë së klubit. Është normale që jemi të kritikuar, të gjithë jemi fajtorë për eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe FA Cup” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›