E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pele favorizon Spanjën

Derisa Kampionati Botëror sa vjen e afrohet, legjenda braziliane Pele ka dhënë parashikimet e tij për garën në Afrikën e Jugut. Ai ka thënë se kampioni i Evropës, Spanja, është favorit për ta fituar titullin botëror.

“Spanja është ekipi më i mirë në botë, këtë e dëshmoi vitin e kaluar. Ata kanë ekipin më të fortë dhe janë favoritë” tha Pele gjatë një konference për shtyp. Mirëpo, Pele ka theksuar se gjithmonë nuk fiton ekipi më i mirë duke vazhduar: “Në Spanjën 1982, Brazili ishte ekipi më i mirë, por u mposht nga Italia.

E njëjta gjë i ndodhi Holandës, që humbi dy finale nga Gjermania dhe Argjentina, që kishte ekipin më të mirë”. Pele më pas komentoi edhe shanset e Brazilit. “Brazili ka ekip të mirë. Dunga ka fituar përvojë. Brazili është në formë të mirë dhe do të jetë konkurrent” u shpreh Pele, i cili nuk la pa e përmendur edhe Argjentinën. “Ata kanë ekip të mirë dhe kanë fituar përvojë në Kampionatin Botëror dhe janë një tjetër favorit” përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›