Ledi Shamku: Në Shtator hyj në Kuvend si deputete
TIRANË-Ledi Shamku e 17-a në listën e PS për kandidate të PS në Tiranë garantoi sot se do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë.
Në rubrikën ‘Opinion” e pyetur nga moderatorja Ola Bruko, Shamku tha se “ në shtator do të jem në Kuvendin e Shqipërisë dhe do jem një zë më shumë i së majtës”.
Duket se nga fituesit në listën e PS, dikush ka pranuar të lerë mandatin e deputetit për post ministror ndja avendi automatikisht i kalon Shamkut.
Por se çfarë po ndodh me lënien e mandateve në këmbim të një portofoli ministror, Shamku tha vetëm se “Nuk di t’ua them se unë di vetëm që kryetari dhe kryeministri i ardhshëm është në këshillime të pandërprera për të bërë më të mirën për kabinetin e ardhshëm qeveritar, por ajo që do jetë, do jetë e them me bindje një kabinet i ri ndryshe, se kot nuk e quajtëm programin “Rilindje”.
Më pas Shamku komentoi dhe vlerësoi si të gabuara politikat arsimore që ndoqi qeveria Berisha.
Shamku u paraqit sot në studion e rubrikës “Opinion” në News24 me krah të thyer në allci. Me të qeshur, deputetja e ardhshme tha se rrëshqiti dhe u rrëzua aksidentalisht javën e zgjedhjeve.
(d.b/BalkanWeb)