Sheshi Taksim në Turqi, gjykata rrëzon vendimin e kryeministrit Erdogan
Turqi- Pas shumë përplasjesh mes mes qeverisë dhe qytetarëve turq, duket se zgjidhjen e ka dhënë gjykata për rizhvillimin e sheshit Taksim në Stamboll, e cila ka rrëzuar vedimin e kryeministrit Erdogan dhe u jep të drejtë protestuesve.
REL raporton se ndryshimi i hapësirës së gjelbërt në sheshin qendror të Stambollit, ka shkaktuar protesta të dhunshme anti-qeveritare gjithandej në Turqi.
Gjykata administrative në verdiktin e dhënë arsyeton se një plan master për të ridizejnuar këtë shesh të gjelbëruar përbënë shkelje të rregullave të konservimit, identitetin e sheshit dhe rregullore të tjera.
Ky vendim thuhet se mund të rrezikojë atë që shumica e kanë parë si kërkesë personale të kryeministrit Rexhep Taip Erdogan për të ribërë sheshin Taksim, përkundër kundërshtimeve në terren, të cilat çuan drejt protestave masive kundër stilit të tij autoritar të qeverisjes.