E Diel, 1 Nëntor 2026

Turqi, gjykata anulon projektin për ndryshimin e sheshit ‘Taksim’

STAMBOLL-Një gjykatë në Turqi anuloi projektin për rizhvillimin e sheshit ‘Taksim’ në Stamboll duke i dhënë kështu të drejtë protestuesve të cilët dolën muajin e kaluar në demonstrata.

Ndryshimi i hapësirës së gjelbërt në sheshin qendror të Stambollit, ka shkaktuar protesta të dhunshme anti-qeveritare gjithandej në Turqi.

Gjykata administrative në verdiktin e dhënë sot arsyeton se një plan-master për të ridizejnuar këtë shesh të gjelbëruar përbën shkelje të rregullave, identitetin e sheshit dhe rregullore të tjera. Ky vendim thuhet se mund të rrezikoje, atë që shumica e kanë parë si kërkesë personale të kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për të ribërë sheshin ‘Taksim’, përkundër kundërshtimeve në terren, të cilat çuan drejt protestave masive kundër stilit të tij autoritar të qeverisjes.

(d.b/e.kacorri/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›