Rikthehet Kavendish, triumfon në “Tour de France"
TIRANE-Është dashur etapa e pestë e “Tour de France” që të lakohej emri i Mark Kavendish, një emër shumë i njohur i botës së çiklizmit. 28-vjeçari britanik arriti të fitojë sprintin e finishit të etapës së pestë, Cagnes – Marsejë, e gjatë 228,5 km.
Kavendish përfitoi në maksimum nga puna e shkëlqyer e shokut të tij të skuadrës Omega, Gert Stegmans. Për sa i përket fanellës më të rëndësishme, asaj me ngjyrë të verdhë, vazhdon të mbahet nga australiani Simon Gerrans, që ka të njëjtën kohë me afrikano-jugorin Daryl Impey, ndërsa i treti renditet zvicerani Michael Albasini, të tre pjesëtarë të skuadrës Orica-GreenEdge. Favoriti kryesor i këtij Turi, britaniku Kris Frome për momentin klasifikohet në vendin e shtatë dhe natyrisht që është duke pritur shansin e tij në betetjat e ardhshme. Çiklistët do të mbeten përsëri në jug të Francës dhe etapa e gjashtë do të jetë sërish një etapë fushore, e gjatë 176,5 km, me itinerar nga Aix-en-Provence në Montpellier.
(d.b/BalkanWeb)