Ledina dhe Dreni: "Më ndez"

Këngëtarja Ledina Çelo, e cila tani jeton në Gjermani, ku po synon karrierë ndërkombëtare, ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës shqiptare.
Ajo ka publikuar videoklipin e këngës "Më ndez", realizuar nga Max Production. Teksti i këngës është shkruar nga Olti Curri, ndërsa muzika dhe aranzhimi nga Dren Abazi. Në videoklip shfaqet edhe vetë Abazi, lideri i grupit “Zig Zag Orkestra”, për të cilin ky nuk është bashkëpunimi i parë me një këngëtare të njohur shqiptare. Ai u bë i njohur në Shqipëri pas daljes në “Top Fest 8” me këngën “Ti dhe unë”, në duet me Anjeza Shahinin. /R.K./Indeksonline/