E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miranda Kerr, modelja seksi e “Mango”-s

Miranda Kerr, është njëra nga modelet më seksi që ka, “Victoria Secret”. E bukur dhe tërheqëse, pa dyshim që ofertat për të nuk kanë fund.

Së fundmi, është bërë e ditur se ajo do të jetë fytyra e re e markës së njohur, “Mango” duke i’a zënë vendin modeles, Kate Moss e cila kishte qenë fytyrë reprezantuese e kësaj marke.

Të martën, 29 vjeçarja ka qenë në Madrid të Spanjës ku zyrtarisht, u bë e ditur se ajo do të jetë pjesë e kësaj marke.
Bukuroshja kishte veshur një palë xhinse ta bardha me një bluzë të bardhë, kombinuar me xhaketë ngjyrë panje. Duke pozuar në skenë, Miranda dukej më seksi dhe më e bukur së kurrë më parë.

“Mango është marka e rrobeve të cilën unë e dua. Ju gjithmonë gjeni zgjidhje për çfardo rasti”, ka thënë ajo pas lajmit se do jetë fytyrë e markës së dëshmuar në treg.

Modelja, para disa muajsh, lindi fëmijën e parë ndërkaq, iu desh shumë pak kohë që t’i kthej format trupore si më parë duke i’u kthyer edhe agjendës së ngjeshur në botën e modelingut./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›