Leeds eliminon Man Utd-in nga FA Cup

Ekipi nga liga e tretë angleze, Leeds ka eliminuar Manchester Unitedin nga FA Cup me fitore 1-0 të dielën, duke rrëzuar 11 herë kampionin me disfatë në rrethin e tretë të garës për herë të parë pas 26 vjetëve.
Jermaine Beckford shënoi golin e tij të 20 këtë sezon për fitoren e parë të Leedsit në Old Trafford nga viti 1981. “Nuk e kam pritur. Jam i shokuar nga paraqitja e ekipit.
Leeds luftoi si tigra, kjo është e pritur kur ata vijnë në Old Trafford për një ndeshje të FA Cup. Ata janë qenie njerëzore, të cilët mund të ju befasojnë”, tha menaxheri i Manchester United.
Prej kur Ferguson mori drejtimin e Manchester Unitedit më 1986, Djajtë e Kuq kurrë nuk janë eliminuar në FA Cup nga një kundërshtar i kategorisë më të ulët. Ndërsa, ekipi nuk ishte eliminuar në rrethin e tretë të garës prej kur ekipi i Ron Atkinsonit u mposht nga Bournemouth (liga e tretë) më 1984.