This Is It!

Këngëtari Michael Jackson ka bërtitur dhe ka qenë i gëzuar gjatë gjithë provave për koncertin e tij të rikthimit.
Pasi lëvizte duart dhe vallëzonte, ai bërtiste: “Ndihem kaq i gjallë- a e ndjeni ju këtë?”.
Askush nuk do e kishte besuar që ai njeri do të vdiste nga zemra, ndërkaq ai vetë i kishte thënë një shoku të tij, fotografit Kevin Mazur: “Ky është vendi që i takoj. Pse, pse më duhet që ta lë atë?”.
Fjalët e tij prekëse janë shpalosur më vonë pasi Jackso (50 vjet) përflitej se nuk ishte babi i fëmijëve të tij dhe ish – gruaja e tij Debbie Rowe mund të mos ishte nëna e fëmijëve të tij.
Këngëtari pas pak do të ndërronte jetë dhe do varrosej me vonë në varrezat e yjeve në Los Angeles ku adhuruesit bëjnë homazhe edhe sot para varrit të tij.
Por, pak javë para së të vdiste, Jacko dëshironte rikthimin dhe për këtë Mbreti i Popit ishte duke i jetuar provat e tij përplot emocione.
Me dorën e tij të lartë në skenën e improvizuar të LA Staple Center, ai zakonisht bërtiste përplot afsh: “Ky është vendi që i takoj”.
Ai vallëzonte pa ndal përderisa gjatë pushimit bënte humor me miqtë e tij të vjetër, sidomos me fotografin Kevin Mazur – i cili pa dëshirën e tij bëri fotografitë e fundit të këngëtarit, pak kohë para vdekjes së tij.
Kevin, një shok i Jackson për 20 vjet ishte duke u parapërgatitur për turneun e tij “This is It”.
Ai tani tregon për fjalët e tij që kishte thënë në skenë, i veshur me një kostum gri dhe kapelë. Jackson kishte thënë: “Hajdeni – Ta bëjmë këtë realitet!”.
Pastaj ai këndonte diçka nga këngët e tij, të cilat i kishte bërë me familjen e tij dhe prapë përsëriste: “Ky është vendi të cilit i takoj”.
Pastaj këndonte vargjet e “Smoth Criminal”, me të cilën ai vallëzonte me stilin e tij interesant.
“Jam shumë i lumtur. Na duhet më shumë punë për të bërë disa këngë të reja, por ne jemi kaq afër arritjes së qëllimit. Kjo është ajo për të cilën punojmë. Që unë të jem në skenë”, thoshte ai.
“E vetmja gjë që më mungon këtu janë adhuruesit e mi, njerëzit e mi, familja ime – ata do të vinë. E di që do vinë. Jam aq i lumtur për tërë çfarë po ndodh këtu. Për atë çfarë po ndjej”, kishte shtuar ai.
Shumica e skuadrës së Jackson kishin përcjellë atë duke kënduar deri në orën 23:00. Ai këndonte pa ndërprerë 12 këngë, duke u ndalur vetëm ndonjëherë për të fshirë vetullat e tij artificiale.
Dhe në fund të çdo prove prapë thoshte:
“Ky jam unë. Ndjej se do të këndoj përgjithmonë!” Dhe këngët e tij do të jetojnë përgjithmonë.
Bota vajtoi për Jackson
Adhuruesit e Jackson, rreth e rreth botës, kanë vajtuar për legjendën e muzikës pop.
Në Australi, ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në një ekran të madh në qytetin jugor Melbourne në orën 3 të mesnatës. Në Hong Kong, adhuruesit hodhën lule mbi një statujë të këngëtarit, të cilën e kanë marrë me qira nga muzeu i Madame Tussaud. Në Kuala Lumpur, Malajzi, adhuruesit bënë transmetimin e drejtpërdrejt të funeralit. Aktori Henzi Andalas tha: “Nuk do të jetë gjithçka mirë pasi që ai nuk është këtu”. Në Filipine, televizioni më i madh i vendit transmetoi varrimin e këngëtarit përderisa u mbajt edhe një garë për valltarët që kërcejnë sikurse Jackson. Madje edhe në Burmën e vetmuar, një grup valltarësh kanë mbajtur një përkujtim për Jackson. Ky vallëzim është përcjellë me ndezje të qirinjve në parkun Yangon – i pari për shtetin e kontrolluar nga ushtria.
Varrimi i legjendës
E tërë bota vajtoi për humbjen e Mbretit të Muzikës, përderisa me dhjeta yje kënduan në varrimin e tij. Aty kënduan yjet e famshëm si Stevie Wonder, Mariah Carey, Lionel Richie, Smokey Robinson, Diana Ross dhe Usher. Sikurse ishte planifikuar Jackson u përcoll nga Staples Center. Jackson gjatë karrierës së tij realizoi këto albume: Got to Be There (1972); Ben (1972); Music & Me (1973); Forever, Michael (1975); Off the Wall (1979); Thriller (1982); Bad (1987); Dangerous (1991); HIStory: Past, Present and Future, Book I (1995); Invincible (2001).