Lefkowitz dhe Kobilka fitues të çmimit Nobel për kimi

Çmimi Nobel për Kimi këtë vit ka shkuar për dy hulumtuesit amerikanë, Robert Lefkowitz dhe Brian Kobilka.
Të dy ata kanë studiuar proteinat që u mundësojnë qelizave të trupit t’iu përgjigjen sinjaleve nga jashtë.
Të mërkurën, shkencëtarët francezë dhe amerikanë, Serge Haroche dhe David Wineland, janë nderuar me Çmimin Nobel për Fizikë, për punën e tyre në optikën kuantike.
Çmimi për mjekësi ka shkuar për britanikun John Gurdon dhe japonezin Shinya Yamanaka, për ndryshimin e qelizave të rritura në qeliza burimore.
Çmimi prestigjioz i Nobelit nderon arritjet e njerëzve në mjekësi, fizikë, kimi, letërsi, ekonomi dhe në promovimin e paqes.