Parlamenti spanjoll bllokon referendumin në Kataloni

Kundër propozimit të partisë nacionaliste katalonase, ECR, për organizimin e referendumit, votuan deputetet e Partisë Konservatore në pushtet, si dhe partia socialiste në opozitë, PSOE, e gjithashtu edhe partia e vogël e qendrës së djathtë, UPD.
Është kjo përplasja më e re në luftën e gjatë mes Barcelonës dhe Madridit, pikërisht në kohën e krizës së rëndë ekonomike, që ka tronditur Spanjën.
Katalonia, ekonomia e së cilës është më e madhe se ajo e Portugalisë, përbën një të pestën e ekonomisë spanjolle.
Udhëheqësi i Katalonisë, Artur Mas, ka kërkuar që ky rajon të merr të drejtën për të tubuar tatimet e veta, duke theksuar se Katalonia i jep shumë më tepër rajoneve tjera të Spanjës, se sa që merr në shkëmbim.
Megjithatë, kjo kërkesë u refuzua nga kryeministri i Spanjës, Mirano Rajoy, i cili theksoi se kërkesa është në kundërshtim me kushtetutën e Spanjës.