Vriten 6 policë afganë

Zyrtarët afganë njoftuan se një shpërthim në pjesën jugore të vendit ka lënë të vrarë gjashtë policë lokal.
Mohammad Ibrahim, shefi i policisë i distriktit Nad Ali, i Provincës Helmand, tha se shpërthimi ndodhi mëngjesin e së martës, kur një veturë e policisë hasi në një bombë të vendosur në rrugë.
Viktimat janë anëtarë të Policisë Lokale të Afganistanit, një njësi mbrojtëse e fshatit, që mbikëqyret nga ministria e Punëve të Brendshme.