E Martë, 3 Nëntor 2026

Lefter Maliqi në SPAK, tjetër kallëzim për Kreshnik Hajdari për ndërtimin e një ujësjellësi

Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari është kallëzuar sërish nga ish deputeti Lefter Maliqi në SPAK lidhur me një tender për ndërtimin e një ujësjellësi në një zonë të mbrojtur.

Sipas Maliqit, kryebashkiaku Hajdari abuzuar me ndërtimin e një ujësjellësi, ndërsa pjesë e kallëzimit janë edhe subjektet e përfshira në ndërtimin e këtij ujësjellësi.

Ky është kallëzimi i disatë që ish deputeti Lefter Maliqi ka bërë ndaj Kreshnik Hajdarit.

Kryebashkiaku Hajdari është dërguar gjithashtu për gjykim nga SPAK lidhur me mosdreklarimin e një dënimi të tij në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Hajdari akuzohet për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë. Hajdari kur ka kandiduar për kreun e Bashkisë Kuçovë në formularin e vetëdeklarimit ka pohuar se nuk ka qenë ndonjëherë në hetim apo të jetë dënuar, por   nga hetimet e kryera ka rezultuar se Kreshnik Hajdari është i dënuar me vendimin e formës së prerë të vitit 1999 nga Gjykata e Janinës në Greqi, me masën riedukuese të qortimit, për shkeljen: “Hyrja në territorin grek pa ruajtur formalitetet ligjore përkatëse”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›