E Martë, 3 Nëntor 2026

Grabisnin shtëpi luksoze, Policia spanjolle arreston shqiptarin që drejtonte bandën dhe 5 anëtarët

Policia spanjolle ka shkatërruar një bandë nga Evropa Lindore, të cilët grabisnin shtëpi luksoze në në provincën jugore të Málagas.

Policia ka vënë në pranga gjashtë persona, duke përfshirë dhe kreun e bandës nga Shqipëria. Banda ka kryer 71 vjedhje në shtëpi dhe biznese luksoze.

“Me njohuritë e tyre për teknikat ushtarake, ata përdorën masa të rrepta sigurie personale dhe kundërvëzhgimit ndërsa lëviznin në këmbë ose me automjete, duke ndryshuar drejtimin ose duke bërë ndalesa të papritura”, thuhet në një deklaratë të policisë.

“Ata u trajnuan gjithashtu për të hyrë në çdo lloj prone, pavarësisht lartësisë së mureve dhe perimetrit të saj, dhe për të vepruar shpejt dhe me efikasitet. Kreu i dyshuar i grupit besohet se ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet, duke mbajtur gjithmonë një armë zjarri. Policia e përshkroi atë si një ekspert në “imbarkimin [anijet] dhe kundërvëzhgimit””, thuhet në njoftimin e policisë, raporton BBC.

Shtëpitë në qytetin e Málagas, si dhe qytetet Estepona dhe Torremolinos ishin gjithashtu në shënjestër të bandës. Në të paktën katër nga grabitjet, policia thotë se është përdorur dhunë fizike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›