Lega Nord kerkon perdorimin e armeve kunder refugjateve qe hyjne ilegalisht

Zevendesministri italian i Transportit Roberto Castelli u shpreh keshtu ne radion publike italiane
Ky problem mund te marre permasa aq te medha sa duhet ti bejme vetes pyetjen a mos duhet te perdorim armet Une besoj se gjendja ku ndodhemi eshte si ajo e perandorise romake.
Ka edhe konflikte te tjera ku perdoren armet vazhdon me tej Castelli
Ekziston rreziku qe te perballemi me nje pushtim prej nje milion apo dhjetera milione refugjatesh. Ne kete pike duhet te ngreme pyetjen se cfare mund te bejme. Une rikujtoj se konfliktet nderkombetare si ne Irak Kosove Afganistan dhe Libi jane zgjidhur me arme.
Edhe me prere u shpreh eurodeputeti Francesco Speroni i cili eshte edhe anetar ne komisionin per drejtesine ne Parlamentin Evropian. Ne nje interviste ne radio ai u pyet nese kritikonte deklaratat e kolegut te tij Castelli. Ne vend te kritikes Speroni tha se ceshtja eshte nese behet fjale apo jo per nje perdorim te pershtatshem te armeve
Duhet pare nese armet perdoren mire apo keq. Ne ndodhemi ketu para nje invazioni nga njerez te cilet vijne ne Itali pa asnje leje dhe shkelin te gjitha rregullat. Ne kete pike duhet te perdorim te gjitha mjetet per ti zmbrapsur ata. Ne rast nevoje edhe armet si mjet te fundit. Ne te njejtin kontekst BE-ja perdor armet ne Libi. Une nuk e kuptoj perse ne nje rast armet mund te perdoren e ne nje rast tjeter jo.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri italian Berlusconi dhe kryetari i Lega Nord Umberto Bossi. Lega Nord rregullisht terheq vemendjen me qendrime ekstremiste te djathta. Kryetari i partise Umberto Bossi shume vite me pare ka propozuar te qellohet me arme kunder anijeve me refugjate. Edhe qendrimi i ministrit te Brendshem italian Roberto Maroni nga Lega Nord eshte armiqesor ndaj te huajve. Qe dy vjet me pare ai deklaronte
Besoj se kundrejt migracionit te paligjshem me te gjitha te keqijat qe ai sjell me vete duhet pasur qendrim armiqesor dhe jo dashamires. Duhet treguar vendosmeri dhe duhet te ngulim kembe ne zbatimin e anes se ashper te ligjit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Armiqesor ndaj te huajve - ministri i Brendshem italian Roberto Maroni. Per kujtese Maroni eshte ministri i cili ne fillim te kesaj jave vuri madje ne pikepyetje anetaresine e Italise ne BE pasi vendet e tjera anetare nuk pranuan te merrnin nje pjese te refugjateve te zbarkuar ne Itali.
Te gjitha keto deklarata bejne te qarte se ne cmase dominohet prej separatisteve nga veriu i Italise politika qeveritare italiane. Lega Nord e di se kryeministri Silvio Berlusconi ka nevoje per votat e saj dhe anetaret e saj e shfrytezojne kete fakt.
Partite opozitare ne Itali reaguan me indinjate ndaj deklaratave te fundit kryetari i Partise Demokratike ne Senatin italian tha se nga Lega Nord vijne cdo dite shprehje raciste. Dhe kryetari i grupit parlamentar te partise Italia dei Valori Antonio di Pietro u shpreh se Lega Nord qellon vertet por me balte. Fjalet e politikaneve te saj deshmojne vetem paaftesine e tyre u shpreh Di Pietro.
Autor Stefan Troendle / Eliana Xhani
Redaktoi Elert Ajazaj