Regjistrimi i popullsise ne Kosove - serbet refuzojne

Regjistrimi i popullsise ne Kosove i parapare te perfundoje kete te premte do te vazhdoje edhe disa dite ne disa komuna te Kosoves pasi regjistruesit per arsye te ndryshme nuk kane mundur te mbulojne te gjitha familjet. Kryetari i komisionit te regjistrimit te popullsise Rifat Blaku u ben thirrje qytetareve qe te regjistrohen edhe per keto dite te mbetura deri diten e marte te javes se ardhshme. Apelojme te te gjithe ata qe per arsye te ndryshme kane qene te penguar te kryejne regjistrimin ta bejne kete gje. Poashtu ne disa komuna me komunitete ne rend te pare serbe per shkak te hezitimit te tyre qe nuk ka ndodhur regjistrimi edhe per keto komuna vlen afati i njejte deri diten e marte qe tu mundesohet regjistrimi me qellim qe perfshirja te jete sa me e plote thote Rifat Blaku.
Ne pjesen veriore te Kosoves as qe ka nisur regjistrimi pasi banoret e kesaj pjese shumica pjesetare te komunitetit serb nuk pranuan te marrin pjese ne regjistrimin qe e organizuan institucionet e Kosoves. Kryetari i komunes paralele serbe te veriut te Mitrovices Kerstimir Pantiq thote se serbet e veriut te Kosoves do te regjistrohen vetem atehere kur ne Serbi te filloje regjistrimi i popullsise i cili pritet te nise ne tetor te ketij viti.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Serbet thone se regjistrimi perjashton afro 250 mije serbe qe u larguan dhunshem nga shtepite e tyre ne Kosove - serbe ne foto gati per tu larguar ne vitin 2004
Pse serbet refuzojne regjistrimin e popullsise
Pantiq Ne emer te regjistrimit te popullsise behet regjistrimi vetem i atyre serbeve qe aktualisht jetojne ne Kosove ndersa perjashtohen afro 250 mije serbe te cilet dhunshem jane larguar nga shtepite e tyre ne Kosove. Me kete tentohet te krijohet nje pasqyre artificiale e numrit te serbeve qe jetojne ne Kosove dhe ne kete menyre te legalizohet spastrimi etnik i serbeve nga Kosova. Per kete arsye serbet e veriut nuk marrin pjese ne regjistrimin e popullsise qe behet nga institucionet e Kosoves thote Kerstimir Pantiq.
Ne pjesen veriore te Kosoves akoma nuk eshte e qarte se si do te behet regjistrimi i popullsise nga institucionet e Kosoves. Perfaqesuesi i komisionit evropian ne Prishtine Kjartan Bjornson thote se qe regjistrimi i popullsise te behet edhe ne kete pjese nevojitet nje marreveshje e nivelit te larte duke mos specifikuar se nga kush duhet te arrihet kjo marreveshje.
Bjornson Mendojese ju e dini situaten e komplikuar politike ne veri dhe nuk mund te them se nga kush duhet te arrihet marreveshja mirepo ajo qe dihet eshte se ka nje numer njerezish qe duhen konsultuar thote Kjartan Bjornson.
Deri ne diten e 12 te regjistrimit te popullsise numri i banoreve te regjistruar ne Kosove ishte 1.5 milione vete. Nga regjistrimi i 95 per qind te qytetareve te Prishtines rezulton se ne kryeqytet jetojne vetem rreth 200 mije banore. Rezultatet paraprake te regjistrimit te pergjithshem te popullsise ne Kosove do te behen publike ne muajin qeshor te ketij viti ndersa ato perfundimtaret pas nje viti.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Lindita Arapi