E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalistët: Të jesh gay është mallkim

TIRANË- Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka dalë në mbrojtje të kryetarit të saj Ekrem Spahiu. Nëpërmjet´një deklarate për shtyp kjo parti i është përgjigjur Avokatit të Popullit, i cili kishte bërë kërkesë një ditë më parë, që pas deklaratës së Spahiut në lidhje me paradën e komunitetit LGBT në 17 maj se “do t`i kapin në hu” të kërkojë ndjesë publike. Sipas Partisë “Lëvizja e Legalitetit” (PLL) çdo devijim seksual është antivlerë, cënon moralin shoqëror dhe fyen ndjenjat e kombit. Por, pas kësaj deklarate publike të PLL-së, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i shoqatave që janë në mbrojtje të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual dhe transeksual).

Drejtuesit e këtyre shoqatave e konsiderojnë deklaratën e kësaj force politike si një ofendim akoma më të madh për këtë komunitet, dhe i kanë bërë sërish thirrje kryeministrit Berisha që të kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të zv/ministrit të mbrojtjes Ekrem Spahiu si dhe kanë kërkuar një reagim nga ndërkombëtarët.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Slloveni, sot referendumi për të drejtat e homoseksualëve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›