E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet AKKP shperndan kompensime per 900 pronare



Rreth 900 pronare te prekur nga procesi i legalizimit mund te terheqin leket e kompensimit ne cdo moment. Kesti i pare i kompensimit eshte 21.89 per qind. Sipas AKKP-se per 345 pronat e para aplikuan bashkepronaret e vetem 151 pasurive nga keto 133 pasuri jane konform kritereve. Jane 700 milione leke per keto pasuri te cilat jane levruar ne nje kohe qe pjesa tjeter rreth 900 milione leke jane ne gjendje per tu perdorur po per kete qellim. Fondi 700 milione leke ka kaluar nga thesari i shtetit ne rezerven e nje prej bankave te nivelit te dyte ne vend per tu shperndare sipas numrave te llogarise se qytetareve. Sipas perfaqesuesve te kesaj banke mjafton qe qytetaret te paraqiten me nje pasaporte per te terhequr leket ne cdo filial te saj.

Meta Mbeshtetje Kosoves ne paktet per tregtine

Ministri i Ekonomise Ilir Meta dhe homologu i tij kosovar Lutfi Zharku zhvilluan dje nje takim 2 palesh gjate te cilit biseduan per mundesite e bashkepunimit ekonomik mes 2 vendeve. Ministri Meta tha se qeveria shqiptare do mbeshtese ate kosovare qe te integrohet ne te gjithe marreveshjet rajonale sidomos ato te tregtise. Dy ministrat kane vizituar dje Panairin e Mobilierise qe eshte zhvilluar ne Tirane ne te cilin merrnin pjese shume kompani shqiptare dhe kosovare. I pyetur per projektin e portit te Shengjinit ministri Meta tha se jane akoma ne diskutime me qeverine kosovare rreth nje projekti konkret per venien ne dispozicion te ketij porti per Kosoven me qellim zhvillimin e metejshem ekonomik te saj.

Rregulla te ashpra per borxhet e larta ne BE

Si pasoje e euro-krizes ne pranvere Komisioni i BE-se do te veproje edhe me me vendosmeri kunder borxheve te larta ne shtetet anetare te BE-se. Komisioni prezantoi nje pakete te gjere ligjesh per planifikimin e buxheteve shteterore dhe reformimin e Paktit te Stabilitetit per euron. Sic behet e ditur presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso dhe komisioneri per ekonomine Olli Rehn vendet anetare duhet te llogarisin ne te ardhmen me gjoba te ashpra ne rast se shkelin rregullat per deficitin buxhetor. Megjithate disa nga vendet e BE-se shprehen kunder sanksioneve te ashpra. Keshtu Franca Italia dhe Spanja refuzojne sanksionet automatike si shfuqizim politik. Komisioni i BE-se ka reaguar pas skandalit te borxhit publik te Greqise dhe Spanjes dhe krizes se euros ne pranveren e ketij viti.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›