E Shtunë, 31 Tetor 2026

Almir Rrapo do te ekstradohet ne SHBA rrezikon denimin me vdekje



TIRANE - Almir Rrapo ish-punonjesi i Ministrise se Jashtme i cili akuzohet per krime te renda ne Amerike do te ekstradohet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Vendimi eshte dhene nje dite me pare nga Gjykata e Tiranes. Gjate fjales se tij ne dhenien e vendimit gjyqtari Artur Gaxhi vleresoi se nuk ka asnje pengese ligjore qe ndalon ekstradimin e Rrapos drejt Nju Jorkut. Nder te tjera gjyqtari i Gjykates se Tiranes ne vendim ka shpjeguar edhe arsyet e ekstradimit te tij duke pohuar se veprat penale per te cilat akuzohet Almir Rrapo drejt SHBA-ve jane te parashikuara edhe nga Kodi Penal shqiptar dhe Drejtesia amerikane ka paraqitur te gjitha provat e nevojshme per te bere te mundur ekstradimin e ish-punonjesit te Ministrise se Jashtme. Por pala mbrojtese u shpreh se do ta apeloje vendimin e dhene per ekstradimin e klientit ne Amerike.
Nje dite me pare avokati i Almir Rrapos theksoi se klienti i tij rrezikon te denohet me vdekje nese gjykohet ne SHBA ndaj me kembengulje ai ka kerkuar refuzimin e ekstradimit. Diplomati Rrapo akuzohet vec te tjerash per vrasjen e Erkon Shehut dhe per kete veper penale ligji amerikan parashikon si denim ekstrem te mundshem ate me vdekje. Avokati Visha pretendoi se pa marre me pare garancine nga prokurori i Pergjithshem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes qe nese shpallet fajtor klienti i tij denimi me vdekje te mos ekzekutohet ai nuk mund te ekstradohet nga Shqiperia.
Almir Rrapo ish-punonjesi i Ministrise se Puneve te Jashtme te Shqiperise u prangos me 2 korrik 2010 ne ambientet e Ambasades Amerikane ne Tirane. Ai akuzohet si pjese e nje bande kriminale qe ka vepruar ne disa vende te SHBA-ve dhe qe drejtohej nga vellezerit Krasniqi.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›