Ligjet bllokohen nga votat e vjedhura te pushtetit
Ashtu sikunder pritej opozita nuk e votoi ne Parlament projektligjin per gjykaten administrative. Gjithashtu sic pritej pozita po i fryn me te gjitha bulcite borive te propagandes per ta denoncuar opoziten si antiamerikane si bllokuese te reformave qe vepron kunder interesave te vendit shkurt si antipopullore. Gati sa nuk thone se opozita eshte kunder pushtetit popullor ashtu sikunder ishte zakon te thuhej 20 vjet me pare dhe per 45 vjet rresht ne Shqiperi. Reagimi i qeverise eshte nje prove tjeter alarmante e mendesise neokomuniste te kokave te saj. Opozita nga ana e saj i kishte te gjitha arsyet per te mos votuar nje projektligj gje qe do te thoshte per te heqje dore nga strategjia per te arritur transparencen e votes duke kushtezuar shumicen dhe pushtetin. Dhe nuk eshte faji i opozites se arroganca e tiranise se shumices nuk po e le qeverine te kuptoje se vendi nuk mund te qeveriset si duhet se institucionet dhe vete Parlamenti nuk mund te funksionojne normalisht nese ajo nuk investohet seriozisht per te arritur konsensus me nje opozite qe ka jo pak por mbi 60 vende ne Kuvend. Dhe konsensus nuk do te thote aspak qe opozita te heqe dore nga kerkesa e saj per transparencen e votes qe eshte themeli i demokracise.
Debati me i fundit politik pati per katalizator nje sugjerim te Ambasades se SHBA-ve dhe drejtuesve te USAID-it ne Tirane per nevojen e miratimit te ligjit per gjykaten administrative. Pervec rendesise qe ka ky ligj ndjeshmeria e amerikaneve lidhej edhe me faktin se mosmiratimi i ligjit ne fjale do te conte ne djegien e disa fondeve te USAID-it dedikuar implementimit te gjykates administrative. Shqetesimi i amerikaneve mbetet i pakritikueshem. Por qeveria u perpoq te manipuloje me kete shqetesim te ligjshem per ta detyruar opoziten te heqe dore nga strategjia e saj e transparences se zgjedhjeve te kaluara. Gjithe keto dite tam-tamet e propagandes qeveritare rrihnin ne nje pike nese opozita nuk e voton ligjin per gjykaten administrative ajo do deshmoje se eshte antiamerikane sepse bllokon projektet amerikane se vepron kunder interesave te popullit. Opozita nuk ra ne kete gracke dhe nuk e votoi ligjin. A e ben kjo opoziten antiamerikane dhe antipopullore sikunder ngjiret qeveria Aspak Letrat e opozites kane kohe qe jane te qarta. Qe marredhenia e saj me poziten eshte kushtezuar me transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit nuk perben prej kohesh sekret. Opozita e ka bere te qarte se nuk do te votoje ligje me vote te cilesuar sado te rendesishme te jene ato nese shumica qeveria dhe mbi te gjitha ai qe qendron mbi te gjitha keto Kryeministri Berisha nuk do ti hapin rrugen transparences ne perputhje edhe me rezoluten e Parlamentin Europian qe ka sugjeruar hetimin e materialeve zgjedhore. Opozita ka te drejte te kembengule ne kete pozicion sepse transparenca e votes qe lidhet me garantimin se ajo nuk do te vidhet edhe neser eshte me themelore dhe vitale per demokracine se cdo ligj tjeter. Vota e lire dhe e ndershme eshte themeli i demokracise. Pa nje vote te tille qeverisja perfundon ne dore te mashtruesve dhe hajduteve. Dhe do ishte idiotesi te shpresoje se nje qeveri e ardhur ne pushtet me vota te vjedhura publikut nuk do te vjedhe edhe parate e publikut. Ne kete kuptim sado i rendesishem te jete ligji per gjykaten administrative miratimi i tij nuk do te kete asnje vlere per demokracine pa u sqaruar ceshtja e pastertise se votes. Nuk mund te kete pushtet te paster apo te duarve te pastra me vota te pista. Nen pushtete te tilla cdo ligj do keqperdoret do abuzohet ose do shnderrohet ne nje cope leter pa vlere sic ka ndodhur ne keto 20 vjet me shume ligje dhe institucione nga shumica dhe pushtete qe jane formesuar me vote te vjedhur.
Qeveria rreket me kot te binde shumicen e shqiptareve se strategjia e opozites eshte kunder interesave te shqiptareve dhe kunder demokracise. shte krejt e kunderta. Strategjia kembengulese e opozites shfaqet sot si i vetmi shpetim per demokracine e rrezikuar nga korruptimi i institucionit te votes se lire. Qeveria nuk ka kujt ti ankohet per ate qe sapo ndodhi ne Parlament vecse arrogances se saj miope. Kur thuajse nje vit me pare opozita nisi aksionin per transparencen duke bojkotuar edhe punimet e Kuvendit qeveria nuk e vuri ujin ne zjarr. Ne vend qe te perpiqej te gjente konsensus me opoziten per zgjidhjen sa me shpejt te krizes eksponente te shumices dhe folesja e Kuvendit Topalli deklaronin krenarisht se ne Shqiperi nuk ka krize politike dhe se Parlamenti funksionon normalisht. Ishte nje miopi politike dhe nje megalomani qe nenvleresonte nje opozite me mbi 60 vende ne Parlament. Per me shume se nje vit shumica dhe Berisha kane dredhuar dhe hedhur poshte te gjithe propozimet e opozites per transparencen e votes. Madje ata kane arritur deri aty sa te refuzojne edhe hapjen vetem te kutive te materialeve zgjedhore qe dikur e kishin propozuar vete si zgjidhje. E gjithe odiseja mbi 1 vjecare e negociatave pozite-opozite me itinerar deri edhe tryezen e krokodilit ne Strazburg deshmon se Uliksi me emrin Berisha nuk do te hape kurre asnje lloj kutie sepse eshte plotesisht i ndergjegjshem per kerdine qe eshte bere me votat. shte kerdia mbi te cilen ngrihet pushteti i tij. Dhe befas sot degjojme kete shumice mosperfillese ndaj kerkesave te opozites te ankohet se kjo e fundit nuk bashkepunon per miratimin e nje ligji shume te rendesishem. Ben sikur nuk kupton se kjo eshte nje kosto e pritshme e krizes politike qe ajo refuzonte ta pohonte. Mosmiratimi i ligjit per gjykaten administrative eshte nje kosto per te cilen eshte pergjegjese vetem qeveria. Sepse nese vertet do te ishte kaq e shqetesuar per ligjet qe nuk miratohen dhe reformat qe jane bllokuar perse nuk nxiton te kryeje transparencen E pengon Kushtetuta E pengon ligji dhe e drejta Po si mundet Kushtetuta dhe e drejta te pengojne transparencen qe eshte nje mjet per verifikimin se kush ka te drejte Te gjitha keto jane alibira qe po demodohen me shpejtesi. E vetmja gje qe e pengon Berishen te hape kutite jane votat e vjedhura qe fshihen brenda tyre. Dhe asnje ligj asnje reforme nuk mund te konkurroje per nga rendesia themelore me garantimin e lirise se votes. Prandaj dhe opozita nuk mund ta braktise nje kryekauze te tille per asnje ligj. Prandaj edhe themi se pengese per miratimin e ligjit per gjykaten administrative si dhe e shume ligjeve dhe reformave nuk eshte opozita por votat e vjedhura te pushtetit.
Marre nga Res Publica