E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e rrugeve superstrada Tirane-Durres ne projekt per me pagese



Ervin KOCI

Mungesa e te ardhurave ne arken e shtetit ka bere qe qeveria te hedhe syte nga sektore te ndryshem te ekonomise me qellim krijimin e fitimeve. Pervec sektoreve ku do te behen privatizime ne projektet e aferta te qeverise duket se jane edhe rruget nje pjese e te cilave parashikohet te ndertohen ose te administrohen me koncesion. Per pasoje do te jene disa akse kombetare kryesore te cilat vitin qe vjen parashikohet te behen me pagese per shkak te administrimit koncesionar qe do tu behet atyre. Nje fat te tille duket se do te kete edhe superstrada e vetme qe lidh kryeqytetin me portin kryesor te vendit ajo Tirane-Durres e cila deri tani ka qene konsideruar si nje rruge e zakonshme. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve thone per gazeten Albania se nje nder akset kombetare per te cilat po shikohet mundesia e berjes me pagese per shkak te mirembajtjes eshte edhe superstrada Tirane-Durres. Do te jete te pakten tre akse kombetare per te cilat vitin qe vjen mendohet qe te kthehen me pagese. Kjo synon mirembajtjen e tyre heqjen nga shpenzimet e fondeve shteterore per rruget si dhe permiresimin e cilesise dhe sigurise ne to- kane thene per gazeten burime te cilat deshirojne te mbeten konfidenciale. Sipas te njejtave burime mesohet se lapsi i Ministrise se Transporteve dhe DPSHRR-se do te bjere ne nje prej segmenteve te rruges Durres-Kukes ne ate qe konsiderohet si Boshti i jugut si dhe ne rrugen fushore Tirane-Elbasan. Por edhe pse projektet jane akoma ne letra duket se viti qe vjen do te beje realitet te pakten nje prej akseve kombetare.

Taksa e rruges
Edhe pse nuk eshte permendur me si fakt nga Ministria e Transportit apo Drejtoria e Rrugeve shume prej bizneseve dhe ndermarrjeve qe jane ne te dyja anet e superstrades Tirane-Durres konfirmojne faktin e berjes me pagese te saj. Shume aktivitete tashme i kane kthyer fytyren rrugeve dytesore dhe atyre te komunave qe jane asfaltuar teresisht pasi nga njoftime ende te pazyrtarizuara atyre u eshte thene se duhet te nderpresin te gjitha lidhjet me karexhaten e superstrades Tirane-Durres. Nga nje vezhgim qe gazeta ka bere ne akset sekondare qe kufizojne kete superstrade e njohur edhe si zona industriale e kryeqytetit pronare subjektesh private kane pohuar se shume shpejt superstrada do te mbyllet per qarkullimin e mjeteve ne keto zona dhe se do te kete si destinacion vetem Durresin dhe daljet ne Vore e Shijak pasi do te behet me pagese. Ka edhe nga ata zera qe flasin deri per tarifat e mundshme qe variojne per kete rruge duke nisur nga 500 leke per mjetet e vogla deri ne 1200 leke per kamionet. Kjo gje shikohet edhe nga investimet qe ata po bejne per te ndryshuar hyrjet ne aktivitet e tyre duke i kthyer nga rruget dytesore. Por pervec privateve ne kete zone investime po kryhen edhe nga ana e MPPT-se e cila ka nisur te zgjeroje mbi dhe nen kalimet rruget lidhese rurale me ato dytesore si dhe po sistemojne shume vepra publike dhe kanale. Por deri tani nga ana e MPPT-se nuk ka ende nje deklarim zyrtar nese kjo superstrade do te behet apo jo me pagese. Kujtojme se edhe per tunelin Rreshen-Kalimash u perfol i njejti opsion por edhe ai deri tani eshte lene evaziv.

Qeveria shpenzoi 500 milione leke per rikonstruksionin

Vetem nje vit me pare superstrada Tirane-Durres perfundoi rikonstruksionin e saj nje investim i qeverise shqiptare me vlere rreth 500 milione leke. Nderhyrja konsistoi ne riparimin e pjesshem te shtresave asfaltike ne te gjithe gjatesine e segmentit prej 32 kilometrash si dhe te sistemimit te kanaleve anesore nga kryeqyteti deri ne Durres. Punimet u kryhen nga firmat Euroteorema dhe Salillari ndersa supervizioni nga MPPT-ja dhe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve. Per shkak te rikonstruksionit ne superstraden Tirane-Durres trafiku dhe qarkullimi i automjeteve per shume kohe u be ne nje korsi i alternuar.

1 Tetor 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›