E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, PR nis negociatat me PD

Fatjona Mejdini

Partia Republikane ka vendosur te nise sot negociatat intensive me Partine Demokratike ne lidhje me amendimet e kontestuar nga presidenti i Republikes Bamir Topi ne lidhje me ligjin e legalizimeve. Ne nje prononcim per " Koha Jone", kreu i grupit parlamentar te PR-se, Arian Madhi njekohesisht edhe iniciator i ndryshimeve ne ligjin e Legalizimeve deklaroi dje se "te henen do te marr kontaktet e para me kreun e grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi ne lidhje me keto mendime".

Sipas Madhit, republikanet fillimisht kane nevoje te dine se cili eshte qendrimi i demokrateve ne lidhje me dekretin e presidentit Bamir Topi, i cili e riktheu per shqyrtimin ne Kuvend edhe ndryshimet e bera ne ligjin e legalizimeve. "Ne duhet te dime fillimisht se cili eshte qendrimi i demokrateve ne lidhje me keto pika te kontestuara. Me pas do te ngreme edhe grupet e perbashketa te punes per te rishqyrtuar edhe pikat e kthyera per diskutim nga presidenti Topi", deklaroi Madhi. Gjithsesi ai u shpreh optimist se keto kerkesa do te merren parasysh nga PD.

Nga ana tjeter vete Madhi ne emer te Partise Republikane permes nje letre i ka bere thirrje presidentit Topi mos t'i miratoje ndryshimet e bera ne ligjin e legalizimeve, qe sipas tij nuk ishin te drejta. Duket se kjo thirrje eshte degjuar nga kreu i shteti i cili javen qe u mbyll, e ktheu mbrapsht ne Kuvend, ligjin e kontestuar nga republikanet.

Nderkohe neser, gjate mbledhjes se grupit parlamentar te Partise Demokratike pritet te merret edhe nje vendim ne lidhje me qendrimin e PD-se ne lidhje me pikat e ndryshimeve te kontestuara nga presidenti Topi ne ligjin e legalizimeve. Keshtu deputetet pritet te marrin nga kreu i qeverise Berisha informacione me te detajuara ne lidhje me keto ndryshime, por dhe te japin edhe variantin e tyre per t'i rregulluar ose hequr edhe amendimet e kontestuara nga kreu i shtetit. Presidenti Bamir Topi riktheu ne Kuvend ndryshimet e bera ligjit te legalizimeve, duke nxjerre si arsye kryesore mbivendosje kompetencash ne kete nisme. mos respektim te afateve kohore per demshperblimin e ish pronareve dhe rritjen e kompetencave ne menyre te merituar dhe jo te argumentuar ne lidhje me kete ligj ALUIZNI-t.

Fillimi i kesaj jave pritet te percaktoje dhe ne menyre te qarte qendrimin e demokrateve ne lidhje me dekretin e presidentit Topi per ligjin e legalizimeve, sepse perfaqesues te larte te kesaj parti nuk kane dashur te japin aktualisht asnje qendrim ne lidhje me kete dekret.

Kuvendi i miratoi ndryshimet vetem me 52 vota

Ndryshimet ne ligjin e legalizimeve kaluan ne Kuvend ne mesin e muajit prill me nje shumice shume te vogel votash. Keshtu keto ndryshimeve moren vetem votat e 52 deputeteve te mazhorances. Kunder ketyre ndryshimeve votuan kunder edhe aleatet me te ngushte te Partise Demokratike, republikanet te cilet madje kerkuan nga presidenti Bamir Topi qe mos ta dekretonte kete ligj. Nga ana tjeter kunder ketyre ndryshimeve ne ligjin e legalizimeve votuan kunder edhe perfaqesuesit e opozites, te cilet e pershendeten vendimin e presidentit Topi per mosdekretimin e ketij ligji.

Verejtjet e Topit per ligjin e legalizimeve:

Afati per demshperblimin e pronareve

Neni 10, paragrafi (d) i ligjit, zevendeson skemen e demshperblimit te ish-pronareve me nje skeme thjesht deklarative, pa nje afat konkret kohor dhe detyrues per Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, zyre e cila duhet te dergoje ne Keshillin e Ministrave listen me te dhena per cdo pronar dhe siperfaqet takuese, per demshperblimin e tyre.

Mbivendosje kompetencash

Dispozitat e ketij ligji bien ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi dhe krijojne nje mbivendosje kompetencash, ku e njejta kompetence u atribuohet sipas ligjesh te ndryshme, institucioneve te ndryshme.

Kompetencat e shtuara te ALUIZNI-t

Dispozitat e nenit 4, 13, 16 pika 2 dhe 5 te ligjit, sanksionojne kalimin e pergjegjesive te qeverisjes vendore tek ALUIZNI. Ne baze te nenit 13 te Kushtetutes te Republikes se Shqiperise, qeverisja vendore ne Republiken e Shqiperise ngrihet ne baze te parimit te decentralizimit te pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit te autonomise vendore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›