E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet gati tapite per 1113 qytetare

Nga 4 marsi nis shperndarja e formulareve te pagesave

Drejtoria Rajonale e Agjencise se Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave te Ndertimeve Informale per Qarkun e Tiranes ka pergatitur dokumentacionin e nevojshem tekniko-ligjor per 1113 dosje. Keto dosje te pergatitura i perkasin qytetit te Tiranes per 11 njesite bashkiake. Ne kete menyre secili prej ketyre kryeqytetasve mund te marre tapine e shtepise se tij por fillimisht duhet te shlyej detyrimet e percaktuara me ligj. ALUIZNI informon se te gjithe keta qytetare duhet te paraqiten prane sporteleve te Postes Shqiptare ose prane cdo njesie vendore per te terhequr formularet e pagesave per shlyerjen e detyrimeve financiare me qellim qe te procedohet me tej me legalizimin e ketyre objekteve. Shperndarja e faturave financiare fillon me date 4.3.2011. Pasi te kryejne pagesat prane bankave qytetaret duhet ti dorezojne faturat prane zyrave te ALUIZNI-t. Pak dite me pare Qeveria u dha te drejten 3626 ndertuesve pa leje qe ta marrin tapine e shtepise. Vendimi i cili eshte miratuara dy jave me pare ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave i jep fund procesit ne te gjitha bashkite kryesore te vendit ku ka qene dhe me i perhapur ky fenomen. Ndertimet informale per te cilat u miratua kalimi i te drejtes se pronesise mbi parcelen ndertimore i perkisnin te 12 qarqeve te vendit dhe shtrihen ne nje siperfaqe te pergjithshme prej 1 047 75175msup2. Ndersa drejtorite e ALUIZNI-t ne qarqe kane nisur menjehere punen per plotesimin e dokumentacionit tekniko-ligjor te nevojshem per pajisjen me leje legalizimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›