E Diel, 1 Nëntor 2026

Fshatrat turistike Komisioni miraton ndryshimet ne ligj

Komisioni per Veprimtarite Prodhuese miratoi dje projektligjin Per disa shtesa ne ligjin nr. 10 186 date 5.11.2009 Per rregullimin e pronesise mbi truallin shteteror ne zonat me perparesi turizmin. Ndryshimet ne kete ligj parashikojne qe cdo person qe ka marre me qira ne zonat me perparesi turizmin mund te ruaj te njejtat marredhenie me qiradhenesit pa u detyruar te bleje truallin nese ka shlyer ne rregull detyrimet. Personat e stimuluar ose subjektet me marreveshje qiraje dhe zhvillimi qe kane permbushur te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga marreveshja e qirase ne rast se nuk paraqesin interes per ndryshimin e pronesise se truallit nuk i nenshtrohen procedurave te parashikuara nga ky ligj - thuhet ne nenin 3/1 qe shtohet ne ligjin per fshatrat turistike. Sipas ketij ndryshimi qiramarresit mund te vijojne te ruajne te njejten marredhenie me qiradhenesit duke mos e blere truallin cka parashikon ligjin nr. 10186 date 5.11.2009. Nje tjeter ndryshim qe i behet draftit ka te beje me dokumentacionin qe duhet te paraqesin personat e stimuluar te cilet duhet te lejne truallin. Ne listen e dokumenteve shtohet dhe nje vertetim nga Agjencia Kombetare e Turizmit per detyrimet nga marreveshja e qirase. Ligji i miratuar ne vitin 2009 u jep te drejte personave te stimuluar dhe subjekteve te stimuluar qe te blejne truallin ku eshte ndertuar objekti qe ai ka marre me qira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›